Flet Skender Tufa njeriu qe intervistoi Hysen Shoshorin

Nese me ndodh dicka e kam nga Sali Berisha dhe une po i them publikisht se nuk te kam frike Sali Berisha. Ky eshte mesazhi qe ka percjelle publikisht ish i denuari politik Skender Tufa njeriu qe intervistoi per here te pare ne vitin 2002 Hysen Shoshorin.
Emisioni investigativ Xhungel solli serish deshmi te reja ne lidhje me dosjen e titulluar Deshmitari. Kete radhe ne qender te emisionit ishte deshmia e bashkevuajtesit te burgut te Hysen Shoshorit Skender Tufes njeriut qe pasi publikoi per here te pare intervisten iu nenshtrua nje presioni dhe kercenimi deri me eliminim fizik.
Do te te fusim ne nje grope ku nuk do te gjejne dot as ata qe do te te groposin - ka qene kercenimi qe i eshte bere Tufes ne prani te nje miku te tij prane lokalit ku punon. Ne rrefimin e tij Tufa midis te tjerash tregon se cfare pasojash pati pasi u vizitua ne burgun e Shen Kollit nga nje drejtues i larte i Policise se Shtetit. Me poshte po botojme intervisten e publikuar ne emisionin Xhungel te realizuar Skender Tufen.
Kur jeni arrestuar dhe cila ishte akuza ndaj jush
Une jam arrestuar ne vitin 1980 per pjesemarrje ne organizate kunder revolucionit me nenin 57 te asaj kohe dhe per agjitacion dhe propagande me 18 vjet heqje lirie. Jam liruar ne vitin 1991 burgun e kam bere ne Spac ne Qafe-Bari dhe se fundmi jam liruar nga burgun e Sarandes. Denimin e pare jam denuar bashke me pese persona te tjere per pjesemarrje ne organizate.
fare ndodhi me pas me familjen tuaj
Ne jemi nga Tirana me sakte nga Zallheri kemi 70 vjet ne Tirane. Me burgosjen e vellait tim me burgosjen time dhe te xhaxhait tim pati pasoja i gjithe fisi. U internua komplet farefisi familja ime gjyshi dhe gjyshja ime te cilet nuk i pashe me pasi vdiqen kur isha ne burg xhaxhallaret e mi vajten ne internime per arsye te aktivitetit tone.
fare profesioni kishit dhe ku ishit kur u arrestuat
Kam qene tornitor ne uzinen Traktori. Kisha mbaruar shkollen e mesme dhe isha tornitor. Jam ndaluar kur isha qethur ushtar isha 18 vjec e dy muaj jam arrestuar te shtepia e xhaxhait tim. Kam vajtur per te mesuar sesi kishte shkuar aksioni i vjedhjes se makines se shkrimit. Pak me perpara ishte arrestuar xhaxhai ne ate moment me arrestojne edhe mua.
Si quhej organizata juaj dhe kush bente pjese ne te
Organizata quhej Dora e Hekurt. Ne vinim nga shtresa te persekutuar babane e kam pasur ne burg xhaxhai im Ahmet Tufa qe ishte kryetar i organizates kishte te vellane ne burg politik edhe personat e tjere Fatmir Lagaj kishte nje vella te pushkatuar Avni Talo Lulzim Talo kishin pasur persona te burgosur dhe ishin te motivuar per te qene njerez te papajtueshem me regjimin.
Cili ishte aktiviteti juaj
Aktiviteti yne i pare ka qene per tu marre nje shtypshkronje qe deshtoi. Me ate pune do te merresha une do te shtypeshin traktet qe shperndaheshin ne Tirane se traktet shtypeshin me dore atehere. Pas ketij sensibilizimi dhe pasi te verifikonim se do te kishte nje anetaresim te njerezve dhe te rinise qe do te ndergjegjesohej per situaten atehere do te hapej nje depo armesh qe ishte aferisht mes Varrit te Bamit dhe uzines se Traktorit. Me ato arme qe ishin ne ate objekt synohej qe te hapej burgu i Spacit. Dhe duke pasur parasysh qe te burgosurit politike ishin disidenca e vendit.
Pra kjo organizate nuk pati jeten e gjate
Ajo u shkaterrua ne momentin kur do te behej aksioni i pare sepse ishte nje spiun brenda organizates. Megjithate pati rendesine e vet se diku e leshoi jehonen e vet se nje pjese e rinise shqiptare nuk pajtohej me regjimin dhe nje nga kerkesat e kesaj organizate ishte qe te hapej burgu i Spacit te thyhej nje depo armesh dhe jane hedhur disa trakte ne Tirane me motivin qe populli te ndergjegjesohej per politiken antikombetare dhe rrenuese qe ndiqte qeveria e asaj kohe.
Kur e keni njohur Hysen Shoshorin
Hysen Shoshorin e kam njohur qe ne vitin 1981 ne Spac. Kur kam vajtur atje bashke me xhaxhane jemi pritur nga disa miqte tane nga Tirana qe nuk njiheshim por aktiviteti yne ka pasur jehone. Ata na mirepriten. Ne tregonim per aktivitetin tone ai tregonte per aktivitetin e tij e keshtu patem miqesi me njeri-tjetrin. Kishim pasur aktivitet te perbashket. Kam qene 1981-1983 83-86 ne Qafe-Bari ai ka qene aty pas ketij viti kam qene gjithe kohes me Hysen Shoshorin.
Kur u liruat nga burgu
Nga burgu jam liruar me 17 mars 1991. Jam liruar ne nje dite me Hysen Shoshorin. Ne burgun e Sarandes kemi ndjekur levizjen Studentore dhe kemi pare ne krye te saj Sali Berishen. Qe ne ate moment Hysen Shoshorin qe e kam pasur mik ka qene Gjergj Ndreca Gjergj Livadhin e shume te tjere e degjuan fjalen e Hysen Shoshorit qe tha ky person nuk mund te jete lideri i Demokracise se ky me ka dale deshmitar.
Kur e permendi per here te pare deshmine e tij Hysen Shoshori
Ai nuk mund ta permendte kete deshmi vetem kur doli si lideri i Dhjetorit ai e ka permendur kete deshmi. Ka qene viti 1990 kur ishim ne Sarande. Kur e ka pare ne televizor si lider i Demokracise ka thene si ka mundesi te jete lideri i demokracise me kete do te vije demokracia ai me ka dale deshmitar mua dhe ka kerkuar ekzekutimin tim ne gjyq. Kemi qene ne burg ne sallen e televizorit atje ku shihnin te gjithe se nje televizor ka qene per burgun.
Kur u liruat kush ju priti po Shoshorin kush e priti
Atehere ishte nje metode qe vinin autobuse nga cdo rreth ne kishim autobusin e Tiranes kemi ardhur me kete autobus drejt Tiranes. Familja ime ishte ne internim dhe mua sme ka pritur njeri. Po ashtu dhe Hysen Shoshorin nuk e ka pritur njeri. Ate e ka marre nje person qe nuk dua tia permend emrin madje ai perfitoi nga perkrahja qe i beri Shoshorit dhe pothuajse ate nate kam fjetur jashte ne rruget e Tiranes.
Pas lirimit a e takuat me mikun tuaj
Mbas 10 ditesh qe jam liruar nga burgu kam takuar Hysen Shoshorin qe me ka treguar kete fakt. Kater dite pas lirimit nga burgu kam vajtur te Partia Demokratike qe ishte te Rruga e Kavajes ka hyre ne zyren e Sali Berishes dhe i ka thene qe jam Hysen Shoshori. A me njeh Berisha sa ka degjuar emrin e tij ka dale nga zyra dhe i ka bertitur rojeve qe ishin aty qe pse me futni njerez te panjohur ne zyre qe nga ai moment ai eshte larguar dhe nuk e ka takuar me Hysen Shoshorin.
Kur filloi te botohej gazeta Plaga
Gazeta realisht ka filluar te botohet ne vitin 2000. Por per mungese fondesh ka dale shume rralle. Ajo dilte fale ndihmes se njerezve si Bahri Kokonozi Bujar Bakalli. Kjo gazete ishte organ i shoqates se ish-te burgosurve politike. Kjo shoqate lindi si domosdoshmeri e shkeputjes se problemeve te te burgosurve politike nga ceshtjet e te perndjekurve politike. Sepse Sali Berisha nxori shume tema e teori njera nga keta ishte bashkevuajtes bashkefajtore. Me kete term ai futi te gjithe shqiptaret bashkevuajtes dhe te gjithe shqiptaret bashkefajtore duke mos e distancuar krimin nga krimineli.
Ndersa shteti deri me tani ka dhene ca leke ka dhene edhe dekorata per te persekutuarit dhe te burgosurit. A mendoni se jane dekoruar te gjithe
Hysen Shoshorti eshte nje nga ato njerez qe demokracia reale duhet ta dekoronte menjehere sepse ai ka qene nje disident real se per 11 vjet me radhe ai ka hedhur ne Tirane dhe ne qytete te ndryshme te Shqiperise ai ka hedhur 41 mije trakte duke ndergjegjesuar njerezit per natyren e pushtetit komunist dhe per nevojen e demokratizimit te jetes ne vend. Ky person me gjithe kete aktivitet zvarritet ne rruget e Tiranes duke mos pranuar qe te shtrinte doren apo te behej nje vegel e politikes qe erdhi pas 1990 qe si per ate dhe per miqte e tij nje nga ata jam edhe une eshte nje politike hibride ishte nje politike shkaterruese.
Edhe pse miku juaj ka deshmuar per Sali Berishen ai e ka mohuar nje gje te tille. Jeni ne dijeni te ketij qendrimi te tij
Isha ne dijeni qe nga Saranda qe lideri i PD-se ishte deshmitar i Hysen Shoshorit. Ai mund ta mohoje se e kam ndjekur qe e ka mohuar. Ekziston edhe nje kasete qe une per momentin nuk e kam eshte bere ne kete ambient ai ka folur me goje se cili ka qene deshmitari i tij. - Kur eshte marre ne interviste nga Xhungel Skender Tufa nuk e dinte se ku ndodhej kaseta me intervisten e filmuar te Hysen Shoshorit - Kjo interviste pati si qellim per te sqaruar shume miq tane qe nuk ishin ne dijeni se kush ishte lideri i PD-se qe i kane dhene voten por qe ata jane ndergjegjesuar se vota e tyre e kane dhene ne drejtim te gabuar sepse ai ka qene personi qe per 20 vite e ka varrosur ceshtjen e te burgosurve politike sic ka varrosur ceshtjen e pronave si dhe mos gjetjen e viktimave qe jane ekzekutuar.
Po Hyseni para se ta intervistonit ju a ishte drejtuar ne ndonje gazete tjeter per te deshmuar
Hyseni ishte drejtuar disave dhe asnje nuk kishte pranuar ta botonte intervisten e tij. Duke pasur parasysh qe ai ishte i burgosur politik duke pasur parasysh qe ishte dhe miku im qe une e njihja dhe isha ne dijeni te ketij problemi gazeta kishte per qellim te pasqyronte plaget shoqerore intervista e tij u pranua pa asnje ekuivok dhe u botua e plote ashtu sic e tha Hysen Shoshori.
Si u prit intervista dhe cilat ishin reagimet e para
Ne pergjithesi intervista eshte pritur me habi nga shume njerez sidomos nga miqte tane por kemi pasur edhe presione. Kemi qene ketu ne kete vend me zotin Bahri ku na kane ardhur nje person dhe na ka bere presion te drejtperdrejte dhe na ka thene terhiqe kete material qe ke bere se nese nuk e terheq do te fusim ne nje grope qe nuk do te gjejne dot as personat qe te kane futur ne grope. Nje presion i tille ska nevoje per tu komentuar.
A ka folur me Hysen Shoshori per kete deshmi qe ju ka dhene juve
Hysen Shoshori nuk ka folur me ai eshte bllokuar. Jetonte ne kushte jashtezakonisht te renda. Ai u ngrohte te motori i frigoriferit. Pas daljes se intervistes dhe pas ardhjes se PD-se ne pushtet personi qe e mbante i detyruar nga rrethana te ndryshme u detyrua ta largonte. Pasi qendroi per nje kohe rrugeve e mori familja e vet. Nese Hysen Shoshori ishte akuza e djeshme e Sali Berishes une jam akuze e sotme e Sali Berishes.
Po vete Hyseni ka pasur presione per kete interviste
Disa dite pas intervistes Hysen Shoshori kapet ne rruge dhe cohet ne Drejtorine e Policise. Kur personi erdhi ketu per te bere presion une i thashe jam anetar i Amnesty International kam lene me shkrim e me goje familjes dhe miqve te mi qe nese me ndodh nje gje me e vogel une e kam te keqen nga Sali Berisha per arsye te intervistes. Per dy vite jam survejuar por skam pasur problem te drejtperdrejte.
Po ju pse u arrestuat ne 2004
Ne 2004 une arrestohem dhe denohem per nje veper te pakryer me makinacione qe ia kalojne atyre te kohes se diktatures. Ky person nuk beri veprime direkte por personat qe i ngarkoi e kryen me mire se ai vete. Faktikisht jam arrestuar me 4 maj 2004.
Me sa vite burg u denuat
U denova me 7 vjet burg. Neni ishte nga 7 deri ne 15 vite me burg pra u denova me minimum. E apelova vendimin deri ne gjykaten e Larte gjykaten Kushtetuese e tani e kam ne gjykaten e Strasburgut. Kryetari i Apelit ka qene kunder denimit dy anetaret pro denimit. Gjykata e larte nuk e ka pranuar ta gjykoje gjykata Kushtetuese nuk tha qe ka shkelje kushtetuese. Gjykata e Strasburgut e ka pranuar kerkesen time dhe pritet shqyrtimi nga kjo gjykate.
Ne cilin burg vuajtet denimin dhe si ju trajtuan atje
Fillimisht me cojne ne burgun e Lezhes. Ne 2004 Berisha nuk ishte ne pushtet por presioni i tij ka ardhur qysh ne 2002. Dikush me ka thene se nuk te ka denuar Berisha per intervisten por une them qe po jam denuar per intervisten. Ne janar te 2006 sapo kam shkuar ne burgun e Lezhes kam kontaktuar me nje mikun tim qe ishte oficer. Ai te nesermen e vajtjes ne kete burg me con te drejtori i burgut qe ishte privilegj. Drejtori ishte nipi i nje ish-te persekutuari politike.
Ai me priti mire ne zyre me ofroi kompjuterin telefonin gjithcka qe kishte ne dore per te lehtesuar denimin. Me tha qe ketu nuk do te jesh i burgosur por do te jesh i ndaluar. Sapo kam dale nga zyra vjen Agron Kulici. Ai ka qene shoqeruesi i Berishes. Ka ardhur me fuoristrade gri eshte futur ne zyren e drejtorit ka ndenjur rreth gjysme ore dhe per dy vite e gjysme qe kam qendruar ne Lezhe jo qe nuk i kam pasur ato lehtesira qe me premtoi drejtori por nuk e kam pare me sy drejtorin as mikun tim qe ishte i trembur dhe nuk me afrohej me.
Qe nga ate moment kunder meje vepronin te burgosur police qe nuk dinin se cfare benin se ishin te kurdisur. Por une i kam falur te gjithe me shprehjen e vete birit te Zotit fali o Zot se nuk dine se cfare bejne. I kam falur se gjithcka ishte e kurdisur.
Kete qe thoni ju e keni nga fjalet e te burgosurve apo e keni pare vete personin ne fjale
E pashe me syte e mi. Nuk ma ka thene njeri targat nuk ia kam pare por kam pare fuoristraden. Per intrigat ndaj meje kane futur police deri edhe mjekun e burgut. Jam liruar ne janar te 2010.
Pra ju vazhdoni te pohoni se Shoshori ka bere me gisht nga Berisha qe ka qene deshmitari i tij ne gjyq
Ai ma ka thene disa here kur e kemi marre per ta intervistuar thelbi i saj ka qene ne salle hyn nje person i gjate nga xhepi nxjerr traktin dhe thote ky trakt ka permbajtje armiqesore dhe ky person duhet te ekzekutohet ky person duhet te varet ne litar ky person ishte Sali Ram Berisha.
Kjo eshte prononcimi i Hysen Shoshorit eshte bere prononcim me shkrim dhe me video dhe ajo kasete ekziston diku. Kur eshte marre ne interviste nga Xhungel Skender Tufa nuk e dinte se ku ndodhej kaseta me intervisten e filmuar te Hysen Shoshorit Kaseten nuk e mora une. E mori nje mik. Miku qe duhej te na jepte nga nje kopje te kasetes nuk e mbajti fjalen se nje kasete duhet ta mbante ai nje ne.
A ndjeheni i frikesuar dhe nga kush
Une deklarohem publikisht se nese me ndodh dicka perseri e kam nga Berisha dhe une po i them publikisht se nuk te kam frike o Sali Berisha.