Regjistrimi i popullsisë, aleanca “Kuq e Zi” mbërrin në Durrës

Përfaqësuesit e Aleancës “Kuq e Zi” janë ndaluar sot në qytetin e Durrësit, ku kanë ftuar qytetarët që të firmosin peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje.
Aleanca “Kuq e Zi” është mbështetur edhe nga intelektualë të shumtë dhe nga dhjetra qytetarë të qytetit të Durrësit të cilët kanë firmosur peticionin.
Përfaqësuesit e Aleancës “Kuq e Zi” kanë qenë të pranishëm në disa qytete të vendit, si Tiranë, Vlorë, Elbasan , Pogradec etj për t`u kërkuar qytetarëve që të kundërshtojë regjistrimin e popullsisë mbi baza etnije dhe feje.
Synimi i peticionit është mbledhja e 50 mijë firmave dhe për ta arritur një gjë të tillë, përfaqësuesit e aleancës “Kuq e Zi” janë shprehur se që të shkojnë kudo ku jetojnë shqiptarë.