Flet agjenti i Zhegrovës: Ja pse dështoi transferimi te Napoli

Serxhio Mezi, një nga agjentët e Edon Zhegrovës, foli për Stile TV për të treguar disa histori në lidhje me talentin kosovar të Lille:
“Ne kishim kontakte me Napolin këtë verë, ata kishin vendosur një marrëveshje verbale me klubin që e vuri djalin në pritje për largimin e Kvara. Por më pas nuk përfundoi mirë.
Tan e shoh shumë të vështirë një transferim te Napoli, na ka ardhur një ofertë edhe nga Barcelona. Në nëntor u takuam sërish, por drejtuesit e Lille nuk donin që të hiqnin dorë nga Zhegrova dhe ta shisnin atë”, ka thënë mes të tjerash Mezi.