Flet-arrestet për gardistët, Halimi: Prokuroria ka shkelur ligjin

Pas deklaratave të deputetes së PD-së Mesila Doda e cila akuzoi kryeprokororen Ina Rama për bashkëpunëtore e Edi Ramës për puçin shtetëror një tjetër deputet demokrat ka akuzuar prokurorinë se po godet Gardën e Republikës.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së Eduard Halimi ka theksuar se vendimi i Prokurorisë për prerjen e fletëv-arresteve për 6 drejtues të Gardës së Republikës është i pabazuar në ligj.
Deputeti dhe juristi, Eduard Halimi theksoi se masa e ndalimit, kërkohet për punonjësit e dhe drejtuesit e Gardës duke u bazuar vetëm në nenin 253, që lidhet me largimin nga vendi të të dyshuarit. Sipas tij është e papranueshme që të akuzosh drejtuesit dhe Komandantin e Gardës së do të largohen nga vendit.
Ai gjithashtu thekoi se forcat e Gardës ishin në krye të detyrës, dhe se urdhër-arrestet janë në kundërshtim me ligjin dhe se Prokuroria ka abuzuar me detyrën.