Rama në Fier: Demonstrata e ardhshme, ditën e premte

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama njoftoi sot na Fieri se demonstrata e ardhshme e opozitës do të zhvillohet të premten e ardhshme në kryeqytet.
Këto deklarata kreu i opozitës i bëri në ceremoninë mortore të Faik Myrtos, njërit prej viktimave të demonstratës të 21 janarit në kryeqytetit.
“Ftesa ime është për të vazhduar në rrugën pa kthim drejt një Shqipërie ku gjithsecili të ndjehet i lirë dhe ku ligji të jetë i njëjtë për të gjithë. Të premten të mblidhemi në bulevard për të ndaluar dorën e krimit. Demonstrata e ardhshme do të jetë në kujtim të viktimave. Jemi më shumë të vendosur se kurrë për të ndalur dorën e krimit. Do rezistojmë kundër dorës së krimit" u shpreh Rama.