E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet kapiteni, për Rooneyn

Wayne Rooney ka marrë përkrahje për të qëndruar te Manchester United edhe nga kapiteni i skuadrës, Nemanja Vidic. Mbrojtësi serb tha se Rooney po kalon në një formë fantastike e cila sipas tij është më e larta na 5 vitet e fundit.

"Unë nuk kam biseduar me Rooneyn për të ardhmen e tij. E tëra që mund të them është se ai po kalon në një formë fantastik. Sipas meje ai po kalon në formën më të lartë në 5 vitet e fundit. Besoj se skuadra do ti ofroj siguri dhe perspektivë Rooneyt. Ai duhet të qëndroj me ne sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm" deklaroi Vidic./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›