Prezantohet Paulinho

Ylli brazilian, Paulinho është prezantuar sot si lojtar i ri i Tottenhamit. Ish mesfushori i Corinthians është shprehur të jetë shumë i lumtur me kalimin te kjo skuadër.
"Unë jam një person shumë i lumtur që do të luaj të një skuadër si Tottenhami. Ky është hapi më i madh që kam patur në karrierë. E zgjedha këtë skuadër për mënyrën se si luan dhe simpatinë që kam ndaj tyre" deklaroi Paulinho pas prezantimit./Indeksonline/