Flet kryeministri: Suarez ma tmerroj djalin!

Rasti i Luis Suarez vazhdon të jetë në qendër të mediave angleze. Kafshimi ndaj Ivanovic dhe dënimi i rëndë prej 10 ndeshjeve është komentuar edhe nga kryeministri i Britanisë, David Cameron.
"Ishim duke e shikuar ndeshjen me djalin tim kur e pamë këtë gjest. Ky është një shembull i keq për fëmijët pasi që edhe djali im 7 vjeçar u tmerrua nga ky rast. Unë i them këto pikëpamje si prind e jo si kryeministër.
Federata Angleze e edha versionin e saj në mënyrë krejtë të pavaruar dhe kjo është mënyra që ata duhet të punojnë. Unë mendoj se akte të shëmtuara si kjo duhet të dënohen ashpër" deklaroj Cameron./Indeksonline/