Robben "viktima" e parë e Guardiolës

Mesfushori i Bayern Munchen, Arien Robben do të jetë viktima e parë e ardhjes së Pep Guardiolës. Ylli holandez thuhet se nuk është aspak në planet e Guardiolës, për çka trajneri spanjoll ka kërkuar largimin e tij.
Thuhet se Guardiola i ka treguar Bayern Munchenit që të hapë bisedimet me skuadrat e interesuara për Robben sepse ai nuk bën në planet e tij. Juventus dhe Inter thuhet të jenë të interesuara për yllin e Bayernit./Indeksonline/