Tek sportistët shqiptarë ka humbur shpirti i garës, tani bëhesh trajner me internet
Rrëfehet legjenda e atletikës shqiptare, Pavlina Evro-Ylli
Bisedoi: Raimonda MOISIU
E kush nuk do të dëshironte të shkruante për Legjendën e Atletikës Shqiptare – Pavlina EVRO dhe historinë e saj. Ajo i përket muzeut historik të Brezit të Artë (Golden Generation) të sportistëve dhe bëri HISTORINË jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë kufijve në Ballkan, Europë e Botë, i dha emër Shqipërisë, Korçës tonë në shumë evenimente kombëtare e ndërkombëtare. Nuk besoj se ka korçar dhe shqiptar që nuk e njeh Legjendën e Atletikës Shqiptare,- Pavlina EVRO-Ylli -Kampione e Europës, me mbi 120 medalje kombëtare e ndërkombëtare . Edhe sot pas 27 vjetësh qëndron në këmbë në atletikën botërore dhe lojërat olimpike, rekordi i vendosur nga atletja shqiptare, Pavlina EVRO-Ylli, -një garë 1500m -3000m, që Pavlina jonë bëri legjendën në Oslo të Norvegjisë, triumfoi dhe valëviti flamurin shqiptar duke na bërë krenarë dhe ndritur emrin e Shqipërisë, në një kohë tejet të vështirë për shkak të regjimit. Ja si shprehet një nga korifejtë e sportit shqiptar, Prof. Kreshnik TARTARI në një koment në Facebook, për Pavlina Evron: Kampionët e mëdhenj padyshim që bëhen, por më parë duhet të lindin. Ti me shoqet e tua si ti, me në krye të papërsëritshmin PIRRO KASATI, krijuat më shumë se një shkollë, një akademi unikale në Shqipëri. Mëkat i pafalshëm që sështë më ashtu si gjithë sporti shqiptar. Edhe me volejboll po të ishe marrë do ishe bërë një Kampione e Madhe. Shumë respekt, PAVLINA EVRO, për atë çka ke bërë për Korçën e Shqipërinë. Në këtë intervistë, Mjeshtrja e Madhe e sportit dhe Qytetare Nderi e Korçës, Pavlina Evro-Ylli, nuk lë pa kujtuar brezin e artë, që bënë historinë në sportin e atletikën shqiptare, që nga i madhi e papërsëritshmi- Pirro Kasatin,dhe më pas vazhdon; Hanxhara, Menkshi, Marieta Zace,V. Kasati, Cepa, Bushati, Ruci, Laho, Toska, Qiriaqi, Tare, etj.
Së pari ju faleminderit për këtë bisedë të ngrohtë e miqësore. Kush është Pavlina Evro dhe diçka nga fëmijëria tuaj?
Pavlina Evro është një vajzë e lindur në një familje autoktone e intelektuale korçare, nga prindër artistë. Babai ishte piktor. Një familje e madhe me shumë fëmijë; pesë motra e dy vëllezër, me shokë e dashamirë të shumtë. Kam lindur më 20 shkurt 1965 në qytetin e Korçës, aty u rrita dhe u formova si sportiste dhe si njeri. Në vitin 1989 u martova dhe kam dy fëmijë të mrekullueshëm. Që nga viti 1991-ë kam jetuar dhe punuar në Selanik dhe Athinë. Në fillimi të vitit 2013-ë jam kthyer në qytetin tim, për të zhvilluar idetë dhe projektet e mija për sportin, veçmas për atletikën në gjithë trevat shqiptare.
Ndonjë kujtim nga shkolla e mesme apo e lartë?
Kur mbrojta diplomën, jam vlerësuar me notën maksimale në unanimitet të plotë të komisionit. Pa dyshim një kujtim i paharruar. Është tjetër kënaqësi, të jesh kampione ne pistë dhe tjetër kënaqësi në botën e shkencës.
Si trokiti te ju, dashuria për sportin, në mënyrë të veçantë për atletikën. Rruga e sportit për ju ishte traditë familjare , sfidë e ambicies së moshës apo rastësi?
Lindi, ashtu si edhe unë sot për sot me ish kampionet e viteve 90-ë po përpiqemi të mbjellim në zemrat e fëmijëve dashurinë për sportin dhe atletikën. Në një aktivitet masiv, si ky i majit tonë, i madhi Pirro Kasati më përzgjodhi e më afroi në ekipet e sistemit zinxhir të ekipit të Skënderbeut. Ku më pas me një staf të plotë, me një punë shkencore, plot pasion, finalizuam kohën rekord edhe sot 406. 41, rezultat që renditet nga vendi i 10 deri te i 18-i në botë, për të gjitha kohërat në 1500 m për femra. Në jetë asgjë sështë e rastësishme. Nuk ishte ambicie e moshës, ishte një dashuri, një sakrifikim i rinisë sime për të arritur atje lart, te podiumi, te medaljet arta në Nicë, Athinë, Oslo dhe tek valëvitja e flamurit shqiptar në evenimentet botërore, në një kohë kur Shqipëria ishte e izoluar nga bota perëndimore për shkak të regjimit komunist..
Falë kontributit tuaj të çmuar, e nominuar Mjeshtre e merituar e sportit, me çmime kombëtare e ndërkombëtare, deri në vendosjen e rekordeve të reja, që në gjuhën sportive do të thotë;thyen rekordin. Ku qëndronte forca e suksesit tuaj që me inteligjencë, pasion të veçantë arritët të ngriheshit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar?
Nëse do të bëjmë një krahasim të sportistit të sotëm dhe sportistit të atëhershëm, do të doja të nxirrja në pah disa veçori: Unë mendoj se në atë kohë një sportist aktiv kishte shpirtin e garës. Pavarësisht konkurrencës me kolegët brenda ose jashtë vendit, pavarësisht nëse ishte një garë lokale, apo kombëtare, shpirti i garës nuk mungonte. Përgatitja fizike dhe psikologjike shtrihej për një kohë të gjatë përpara se të dilje në pistën e vrapimit. Kjo e bënte më të motivuar sportistin e atëhershëm. Sot më duket se kalkulohet më shumë se sa duhet. Më duket sikur motivimi është me “çelës”, që do të thotë se “çelësi” ndizet kur ke para një garë që të intereson. Pjesën tjetër çelësi rri mbyllur në pritje të diçkaje që të intereson. Kjo më duket demotivuese në tiparet e sportistit të sotëm.
Si ishin marrëdhëniet tuaja kur humbnit apo fitonit një garë? Çfarë ju motivonte për të mbajtur gjallë pasionin për atletikën?
Kur fitoja, se skam humbur asnjëherë. Lumturi e papërshkruar, nuk ka çmim dhe nuk ka vlerësim monetar. Atë që kam ndjerë në Oslo të Norvegjisë, kur më rrëzuan qëllimisht dhe stadiumi në këmbë brohoriste: Forca Evro, forca Albania! Ai moment nuk blihet të kesh miliona euro. Na motivonte dashuria për sportin, dashuria për atdheun. Vlerë monetare atëherë nuk na jepnin, megjithëse dihet që mund të kem fituar disa qindra mijëra dollarë, por që nuk i mora kurrë! As sot, megjithëse të gjithë i kanë marrë mbrapsht, ato që ju kishin marrë.
Cilat kanë qenë garat që ju kanë lënë më shumë mbresa? A jeni e kënaqur me atë çka keni arritur në atë kohë? A ka diçka në jetën tuaj që ia shihni gjurmët edhe sot?
Nuk di të vë theksin tek ish kampionia, dua ta ve theksin tek rikthimi i traditës së atletikës korçare. Atë ëndërr shikoj për ditë, ajo është dëshira ime. Megjithatë Oslo është e pashlyeshme. Atë ditë dhe sot mbas 27 vjetësh, unë dhe atletja amerikane vendosëm rekordet e Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ka rastisur që u kanë kritikuar? A është e kënaqur Pavlina Evro, me atë çka ka arritur në atë kohë?
Po të mos më kishin rrëzuar në Oslo rezultati do të ishte më i lartë. Më ka mbetur peng mospjesëmarrja në një Olimpiadë, ndër kohë që në Nisë, munda fituesen e vendit të tretë e të pestë të Olimpiadës të Los Anxhelos 1984-r.
Sa ju ka mbështetur familja në atë kohë,në karrierën e bukur e të artë për sportin, por me shumë punë e stres, edhe kur e shijonit fitoren edhe kur e humbnit?
Mjafton tju them që familja ime ishte pjesë e stafit. Dikush atë, dikush këtë. Vëllai i madh, Llambi, ishte shoku dhe trajneri im, bashkë vrapuesi im për çdo ditë nga 35 km në ditë.
Ju keni dalë edhe jashtë vendit në atë kohë. Që do të thotë; se ju shihnit vendet me demokraci të zhvilluar në një kohë kur populli shqiptar ishte i izoluar nga bota perëndimore. Çfarë ke menduar për Shqipërinë e asaj kohe? A vije re ndryshimin?
Po ju tregoj një rast; në Oslo, kampionia e botës, Dona Melinte,