Flet pronari i lokalit ku u be fotoja e Frrokut me kreret e Policise
Karrigen Arben Frrokut, ia lirova unë në tryezën e shefave të policisë, Agron Kuliçaj, Muhamet Rrumbullaku, Tonin Vocaj, e Nikolin Balaj. Kështu është shprehur në një intervistë për Abc Neës Jak Memaj, pronari i lokalit ku zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të policisë për Hetimin dhe rendin e sigurinë, Kuliçaj e Rrumbullaku, Drejtori i Hetimit të Krimeve të Rënda, Vocaj dhe drejtori i operacioneve speciale, Balaj, duken në foton e publikuar me Arben Frrokun, të dyashuarin e vrasjes së të djelës në 24 shkurt të Krykomisarit Dritan Lamaj.
Pronari i lokalit sjell detaje rreth asaj dite.
Për Memajn, veç drejtorit Rrumbullaku të tjerët janë klientë të rregullt të lokalit të tij, sikundër është edhe Frroku
Vetë oficerët e policisë të pyetur për foton janë shprehur se ajo I përket 7 prillit 2011 kur shkak për takimin e tyre është bërë grabitja e çiftit Ramadan Dani dhe Edmonda Hoxha, të cilëve u morën në kërcënimin e armës automjetin Benz ML dhe mall në vlerën e 12 milionë lekëve në zonën e Priskës, pranë lokalit.
Më pas ata kanë drekuar në lokalin e Jak Memajt, ku kanë bërë edhe foto të cilat Vocaj i ka hedhur në facebook-un e tij, ku u gjetën dhe u publikuan pas arrestimit të Frrokut në Selanik