E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Bradley Manning veteshpallet fajtor

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uashington ka pasur zhvillime interesante në procesin gjyqësor kundër ushtarit Bredli Mening. Ai akuzohet se i ka dhënë me qindra mijëra dosje sekrete Uikiliksit. Dokumente që i përkisnin Pentagonit dhe departamentit amerikan të shtetit. Në procesin gjyqësor paraprak Mening është vetëshpallur fajtor duke shmangur në këtë mënyrë dhe akuzën për bashkëpunim me armikun. Akuzë nga e cila rrezikonte dënimin me vdekje ose burgim të përjetshëm. Tashmë akuza është “përdorimi i papërshtatshëm i materialit të klasifikuar. 25 vjecari ka mohuar të ketë bashkëpunuar me armikun. Gjyqi ndaj tij do të fillojë zyrtarisht në 3 qershor. Në burg prej më shumë se një mijë ditësh Mening bëri atëherë të famshëm Uikiliksin dhe themeluesin e saj Julian Asanzh. Tashmë i akuzuar për 10 krime të tjera më të lehta ai rrezikon maksimumi 20 vjet burg. Mening u arrestua në maj të 2010-ës në Irak ku punonte në shërbimin inteligjent të ushtrisë amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›