Shullazi, nesër në Apelin eShkodrës, pritet dënim maksimal
SHKODER - Trupi gjykues i Apelit në Shkodër i përbërë nga Astrit Kalaja relator dhe gjyqtarët Luan Dervishi e Valbona Vata në mesditën e së hënës do gjykojnë dhe japin vendimin për Emiliano Shullazin dhe Edison Harizajn, të njohur në botën e krimit, të arrestuar një vit më parë në Lezhë, pikërisht në kryqëzimin e Shëngjinit me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Shullazi e Harizaj pritet të marrin dënim maksimal me burg për armëmbajtje pa leje, por dhe për shkak të krimeve të tjera që rëndojnë shumë gjendjen e tyre. Vendimi jepet pikërisht në momentin kur ministri i Drejtësisë Eduard Halimi thotë se do godasë me forcë krimin në Shqipëri.
Emiljano Shullazi është një emër shumë i njohur për policinë shqiptare. Ai është i përfolur si një nga anëtarët e Bandës së Rrugës së Kavajës. Shullazi është arrestuar disa herë nga policia, ndërsa ka vuajtur dënim me burg për trafik droge.
Ai është arrestuar edhe gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, pasi u përfshi në një incident elektoral në Farkë të Tiranës, por më pas gjykata e la të lirë atë. Me këtë dënim që do të marrë nga gjykata e Apelit e Shkodrës, pritet që Shullazi të qëndrojë për një kohë të gjatë prapa hekurave të burgut.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)