Flet, rrobaqepësja e uniformës së Adem Jasharit

Gjyle Nika ilegalisht shkonte në vitin 1997 në Prekaz për t’ua ngushtuar rrobat themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës, shumë prej të cilëve edhe tani janë bërë politikanë “të mëdhenj” ia besojnë kostumet e shtenjta rrobaqepëses me çmimet më të lira. Megjithatë. Asnjëri prej tyre nuk e ndihmoi pas luftës. Për Enver Hasanin thotë se prejse e drejton Gjykatën Kushtetuese i ka rralluar vizitat në dyqanin e saj.
Adem Jashari ishte shpatullgjerë, por duhej ta ngushtonte uniformën prej kamuflazhi. Komandanti që e kishte bërë shtëpinë bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte zgjedhur një njeri të afërt të familjes për t’ia zvogëluar uniformën e gjerë. Të gjitha uniformat e para të UÇK-së kishin numra të mëdhenj.
Stërmbesa e Jasharëve, Gjyle Nika (55), në vitin 1997 shkonte në Prekaz për t’i marrë masat e trupit të Adem e Hamëz Jasharit dhe kthehej në banesën e saj në “Ulpianë”, ku niste punën e ngushtimit të tyre, shkruan Koha Ditore.
Nika ishte e vetëdijshme se policia serbe mund t’ia zbulonte uniformat në makinë, edhe pse i fuste në një thes mbeturinash.
“E dija se po rrezikoja”, thotë ajo.
Themeluesit e UÇK-së i kishin kërkuar edhe qepjen e maskave. Ajo nuk ishte befasuar kur për herë të parë tre luftëtarë të maskuar të UÇK-së ishin shfaqur publikisht më 28 nëntor të vitit 1997 në varrimin e një mësuesi në Drenicë. Asaj nuk i kishin lënë përshtypje as dyshimet e shprehura për ekzistencën e vërtetë të lëvizjes kryengritëse që sfidonte rezistencën paqësore që besonte se Kosova do të pavarësohej pa hyrë në luftë me Serbinë. /Indeksonline/