Gjuan me armë në drejtim të lokalit

Është arrestuar një i dyshuar në Prelez të Ferizajt, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me tre të dyshuar të tjerë.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka vërejtur një vrimë në xhamin e derës që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma e llojit "Ekol” 99 e cal 7.65 mm, një karikator me pesë fishekë si dhe një tytë që është gjetur në kuzhinën e restorantit.
Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/