E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri malazias intervistohet për aferën “Xhirimi”

Këshilli anketues i Parlamentit të Malit të Zi ka nisur ta marrë në pyetje kryeministrin e vendit, Millo Gjukanoviq, rreth aferës “Xhirimi” (Snimak). Kjo aferë ka të bëjë me publikimin e videoregjistrimit nga mbledhja e DPS-së (partia që drejton Gjukanoviq – plotësim yni), në të cilën ishte folur për përdorimin e resurseve shtetërore për qëllimet partiake, përkatësisht për punësimin sipas përkatësisë partiake në prag të zgjedhjeve të vjetshme parlamentare.

Gjukanoviq kishte akuzuar opozitën për manipulim të kësaj afere.

Këshilli anketues deri tash ka intervistuar një varg funksionarësh të DPS-it dhe të gjithë e kanë mohuar përmbajtjen e këtij videoxhirimi.

Hetimet parlamentare rreth kësaj afere, siç raportojnë mediat malaziase, duhet të përfundojnë deri në fund të korrikut./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›