E Diel, 1 Nëntor 2026

Fletë-arreste për 6 gardistë, pritet aksioni për prangosjen e tyre

Nga kaosi dje tek Kryeministria

Tiranë, 22 Janar 2011 NOA Update – Urdhër arresti për gjashtë anëtarë të Gardës së Republikës, pritet të nisë operacioni policor për kapjen dhe shoqërimin e tyre në mjedise paraburgimi për tu marrë në pyetje nga hetuesit. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë agjencisë NOA se Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhra arresti për 6 anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët kanë qenë me shërbim në ambientet e selisë së Kryeministrisë gjatë demonstratës së djeshme në Tiranë. Fletë-arrestet janë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen mbi aktet e dhunës në demonstratë dhe kryesisht për rrethanat e humbjes së jetës së tre qytetarëve. Nuk bëhen me dije emrat e tyre për arsye hetimore. e.r/NOA

Tags: arrestim, demonstrata, flete-arresti, gardiste, pranga, prokurori

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›