Meta Daljet e Rames per tu mbrojtur nga masakra qe kreu

Meta para mediave
Tirane 22 Janar 2011 NOA Ervin Tirana Update 8211 Edi Rama te heqe dore nga perpjekjet e tij per te perfshire ne komplotin e tij kunder institucioneve dhe per dekurajimin e institucioneve perfaqesues te institucioneve te pavarura. Absolutisht qe pergjegjesi kryesor per gjithcka eshte Edi Rama dhe do te jete Edi Rama.
Thirrja dhe paralajmerimi i forte erdhen nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta i cili kritikoi sot Edi Ramen se daljet e tij ne media jane nje plan i posacem i tij per te hequr vemendjen nga faji qe rendon mbi te per ate qe Meta e cilesoi masakra e 21 janarit ne bulevardin qendror.
Duke theksuar po ashtu se pret qe prokuroria te beje hetimet ne menyre te pavarur dhe ne menyre te plote z.Meta paralajmeroi
Cilido qe do te jete rezultati i prokurorise sepse kjo eshte nje ceshtje e saj dhe ne duam te respektohet ligji pergjegjesia politike dhe jo vetem per te gjithe ate bilanc tragjik i takon Edi Rames. Sepse ai beri thirrje per demonstrate te pakontrolluar ai beri thirrje te hapur per dhune kunder institucioneve u paralajmerua nga te gjithe dhe perseri i shkoi deri ne fund skenarit te tij ogurzi dhe nuk shpeton dot Edi Rama nga pergjegjesia e djeshme politike morale dhe ligjore sot neser dhe gjithmone. Bandite te tille nuk mund te kete me politike shqiptare.
Ne vijim z.Meta tha se Edi Rama pasi u perpoq per muaj te tere te rrezonte ne menyre mafioze ne parlament nje qeveri legjitime pasi u perpoq te blinte deputete te mazhorances dhe te bente oferta per te zevendesuar nje qeveri me nje marreveshje politike me deputete te blere dhe te akaparuar pikerisht duke qene ne fundin e tij si politikan duke humbur cdo lloj logjike alternative dhe pergjegjesie politike iu drejtua krimit te organizuar per te mobilizuar gjithe krimin edhe ate ordiner te cilin e pate dje se si sulmonte dhe dhunonte policine se si sulmonte dhe dhunonte dhe donte te pushtonte Kryeministrine. Se si dje ne bulevardin e Tiranes fytyra e dhunes nuk ishte fytyra e krimineleve te financuar nga Edi Rama dhe enturazhi i tij kriminal por ishte vete fytyra e Edi Rames i cili paralajmeroi dhe beri thirrje per demonstrate te pakontrolluar i cili per 4 ore qendroi ne prapaskene duke cuar ne terren perfaqesuesit e tij te cilet sa here qe kontaktonin me kontingjentet kriminale vetem sa shkaktonin vale te reja te sulmit dhe te goditjes ndaj institucioneve.
Me pas z.Meta tha Edi Rama doli para medieve vetem kur mori vesh se bilanci i kesaj dhune ishte me viktima per te shmangur pergjegjesine e tij e cila eshte publike e cila eshte e paevitueshme e cila eshte kriminale e cila eshte e paprecedente ne historine e Shqiperise te pakten e ketyre 13 viteve te fundit. Edi Rama doli para medieve per tu thene te gjitheve dhe per ti bere budallenj te gjithe qytetaret shqiptare se ishin provokuar halabaket e tij kriminelet e tij nga makinat me uje kur te gjithe e pane se per gati nje ore banditet kriminelet kokepalaret te droguarit e Edi Rames dhunuan sulmuan me cpaten mundesi policet e ketij populli te cilet jane njerez te cilat jane familjare te cilet kane femije te cilet kane kusherinj te cilet kane farefis dhe qe duruan qe u vetepermbajten qe u vetesakrifikuan pikerisht per te mos demtuar halabaket kriminelet te cilet donin te merrnin dje pushtetin.
Sepse keshtu u ishte premtuar te gjithe atyre qe u sollen ne Tirane se dje do te merrej pushteti nga Edi Rama. Prandaj duke i kerkuar ketij bastardi i cili nuk ka me asgje politike i cili e zevendesoi Partine Socialiste me krimin e organizuar dhe ordiner i cili ndyu dje Tiranen i cili gjakosi dje Tiranen qe te heqe dore nje here e mire nga shantazhet ndaj institucioneve te shtetit te heqe dore nga perpjekjet e ti per te implikuar ne kete puc edhe perfaqesues te institucioneve te pavarura. Ta dije mire se nuk mund te marre pushtet me dhune as Edi Rama dhe askush tjeter ne Shqiperi dhe aq me teper me falangat e krimit te organizuar dhe te krimit ordiner. Une shpreh keqardhjen dhe dhimbjen me te thelle per tre qytetaret qe kane humbur jeten dje ne kryeqytet gjate ketyre trazirave dhe gjate kesaj dhune qe nxiti frymezoi dhe sponsorizoi Edi Rama dhe enturazhi i tij kriminal dhe ne kerkojme qe te behen hetime te plota dhe te pavarura por ne cdo rast pergjegjesia per gjithcka ka ndodhur dje ne Tirane i takon Edi Rames. Ketij burracaku qe mobilizoi te gjithe kontingjentet kriminale per ti sjelle kunder shtetit i cili i financoi u dha mbrojtje politike dhe vete u fsheh derisa te merrte lajmin per viktimat qe duhej patjeter te kishte kjo dhune e mireorganizuar nga Edi Rama.
e.r/NOA
Thenia
do force politike e papergjegjshme mund te organizoje mund te financoje mund te drogoje nje grup prej 1000 rrugacesh e kriminelesh qe jane gjithnje te gatshem te perplasen me policine dhe shtetin. Por kurrsesi ne Shqiperi nuk mund te lejohet te vendoset nje precedent dhe nje standard i tille. Dje e gjithe Shqiperia e gjithe Tirana pa se kush eshte fytyra e vertete e Edi Rames. Ai sadisti qe dhunen e ka pasur pasion edhe ndaj familjareve te tij dje nxori fytyren e vertete permes halakabeve dhe krimineleve qe goditen per ore te tera institucionet dhe forcat e rendit. Fytyrat e tyre jane fytyra e vertete e Edi Rames perpara te gjithe shqiptareve dhe perpara te gjithe botes
Lexoni gjithcka mbi ngjarjet e sotme
Ngjarjet hap pas hapi 1
Ngjarjet hap pas hapi 2
Tagsdemonstrata dhuna edi rama Ilir Meta masakra