E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletë arresti për zëdhënësen e Karla Del Ponte

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka lëshuar një fletarrest për ish-zëdhënësen franceze të prokurorisë së gjykatës për shkak të refuzimit të saj për të paguar 7 mijë euro, njofton agjencia e lajmeve AFP.

“Republika franceze urdhërohet dhe autorizohet në këtë mënyrë ta kërkojë, arrestojë, burgos dhe t`ia dorëzoje tribunalit, Florence Hartmanin”, citon agjencia një urdhër të gjykatës në Hagë.

Hartman është gazetare franceze, e cila deri në vitin 2006 ka qenë zëdhënëse e ish-prokurorës në Tribunalin e Hagës, Karla Del Ponte.

Në shtator të vitit 2009, ajo ishte dënuar nga gjykata me një gjobë prej 7 mijë eurosh pasi , siç thuhet, ka publikuar në librin e saj, e më pas në një artikull reviste me informacione konfidenciale rreth gjykimit të Sllobodan Millosheviçit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›