Fletët e 8 majit, Osmanaj: Digjen javën tjetër
Prokuroria e kryeqytetit nuk ka kërkuar sekuestrimin e materialeve zgjedhore në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për hetim të proçesit elektoral. Dy ditë para se të fillojë djegia e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 8 majit, anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj thotë se pavarësisht se PS pretendon se ka kallëzim në prokurori për hetimin e fletëve të votimit ende nuk ka të konkretizuar ndonje kërkesë të prokurorisë për këtë çështje.
Osmanaj thotë se edhe përsa i përket pretendimit të opozitës për tu hetuar katër anëtarët e mazhorancës në KQZ , sërish institucioni i Prokurorisë nuk është drejtuar për informacion.
Këtë të martë pritet që të fillojë proçesi për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, dhe më pas pastrimi i kutive të materialeve zgjedhore dhe djegia e fletëve të votimit.. Ky proçes pritet të zgjasë deri në në fund të muajit dhjetor. Ndërsa komisioni qëndror i zgjedhjeve ka vënë në dispozicion të këtij proçesi një fond prej 54 milion lekësh të vjetra.