E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Do të kandidoj dhe unë

Deputeti Andis Harasani lë të hapur mundësinë për të garuar për kreun e PS-së së Tiranës. Në një prononcim për Ora News Harasani thotë se mund të vendosë që të japë kontributin e tij për selinë rozë duke drejtuar degën më të madhe të PS-së, atë të kryeqytetit.
Ndërkaq, duke iu referuar incidentit të një dite më parë në takimin që po zhvillonte së bashku me deputetin Arben Malaj në Kombinat, Andis Harasani i kërkon drejpërdrejt kryeministrit Berisha dhe ministrit të brendshëm Nishani të vënë para drejtësisë personat që tentuan të prishin bashkëbisedimin.
Harasani shprehet i pakënaqur për mospërfshirjen e tij në procesin e zgjedhjes së delgatëve për kongresin e 5 nëntorit
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›