E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletët e gabuara, KQZ-ja vijon numërimin

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur sot numërimin e fletëve të kontestuara për njësinë bashkiake nr.2 në kryeqytet.

Pas zbardhjes se vendimit të Kolegjit,dhe pas miratimit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për projek-aktin që lidhet me hapjen e kutive me votat e kontestuara pritet të numërohen edhe 385 qëndra votimi.

Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nisi ditën e djeshme rinumërimin e votave të konntestuara për Njësinë Bashkiake Numër 1 në Tiranë.

Pas mbylljes së rinumërimit, rezultati ishte 28 vota për Bashën dhe 26 për Ramën. Në rezultat të përgjithshëm kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha kryeson në rezultat të përgjithshëm me 83 vota diferencë .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›