E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ, vijon numërimi i fletëve të kontestuara të njësisë numër 2

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur sot numërimin e fletëve të kontestuara për njësinë bashkiake numër 2 në kryeqytet.
 

Procesi i numërimit të fletëve të hedhura gabim po shoqërohet me debate mes kryetarit të KQZ-së Arben Ristani dhe përfaqësuesve të opozitës.
 

Përfaqësuesi I PS-së thekson se është e patolerueshme që vëzhguesit e partive të mos firmosin pas numërimit të fletëve të hedhura gabim dhe se akuzoi kreun e KQZ-së se po ndryshon rregullat. Por kryetari i KQZ-së Ristani theksoi se është e drejta e vëzhguesve të firmosin ose jo por emrat e tyre do të vendosen në tabelë.
 

Ndërkohë do të jenë 190 kuti të njësisë bashkiake numër 2 në kryqytet që pritet të numërohet sot nga grupet e numërimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›