E Diel, 1 Nëntor 2026

Fletët e votimit, Gjata: KQZ të mos shtyjë asgjësimin

Ish-kreu i KQZ-së, Çlirim Gjata, i bën thirrje këtij institucioni që të zbatojë ligjin, duke asgjësuar fletët e votimit pa krijuar asnjë shtyrje në këtë proces, në të kundërt do të binte pre e debatit politik në vend. Sipas tij, askush nuk mund të bllokojë KQZ-në për të përmbushur ligjin që në këtë rast i jep të drejtë që të djegë fletët e votimit. Ligji e ka që menjëherë sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatin përfundimtar, bëhet ky veprim. Pra, më 1 gusht është shpallur rezultati përfundimtar, më 2 gusht mund ta kishte kryer këtë veprim institucioni. Kemi ligjin, kemi dhe debatin politik. Në këtë rast duhet zbatuar ligji pa marrë parasysh debatin që bën politika, - theksoi z. Gjata. Ish-kryetari i KQZ-së kujton se po afrojnë zgjedhjet e ardhshme vendore, ndërsa shpreh nevojën për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Gjata specifikon ndryshime në kompetencat e drejtuesve vendorë, por edhe administrimit të asaj pjese të procesit që lidhet me numërimin e votave. Shikoni tek kompetenca e drejtuesve vendorë për të bërë listat. Ka drejtues, kryetarë komunash apo bashkish që do rikandidojnë, por ai bën listat e zonës ku do të rikandidojë vetë. Ai cakton qendrat e votimit, adresat, ndan votuesit nëpër qendra. Ka shumë në dorë. Këtë veprim nuk e kontrollon, se ke në kod. Askush nuk e kontrollon. Nuk mund të shkosh në gjykatë. Qytetari, vetëm nëse nuk e ka emrin në listë, ankohet administrativisht ose shkon në gjykatë, - u shpreh z. Çlirim Gjata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›