Fletet e votimit KQZ Vendimi brenda muajit

Kutite e votimit do te hapen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por jo per te rinumeruar fletet. Fletet e votimit do te digjen per te realizuar nje proces qe kryetari i KQZ-se Arben Ristani e quan pastrim te kutive te votimit. Pas dekretimit te 8 Majit si daten e zgjedhjeve lokale zoti Ristani thote se procesi i hapjes se kutive eshte i domosdoshem per te mos deshtuar zgjedhjet lokale. Duke shpjeguar se nuk duhet humbur asnje dite kohe nga pergatitja e zgjedhjeve te ardhshme zoti Ristani tregon se ne 10 mije kutite e zgjedhjeve ndodhen disa materiale si kode sigurie boje matrikuluese etj te cilat KQZ-ja do te duhet ti seleksionoje dhe te vendose sesa prej tyre do te perdoren ne zgjedhjet e ardhshme. Ne baze te kesaj procedure KQZ-ja harton projketbuxhetin dhe e gjithe kjo sipas zotit Ristani kerkon kohe.
Jane 10 mije kuti dhe nga praktika e KQZ qe e ka bere kete procedure edhe me pare do 2-3 muaj kohe qe te hapen kutite dhe te seleksionohet materiali. Dhe perseri praktika ka treguar se duhen rreth nje muaj e gjysem kohe per ti rimbushur kutite per ti bere gati per zgjedhje. Pra e gjithe kjo procedure eshte nje procedure qe kerkon me siguri 5-6 muaj. Jemi ne kufijte e te mundshmes per organizimin e zgjedhjeve. Puna e KQZ eshte e tille qe nuk ka kohe per te korrigjuar gabime. Ne rast se behet nje gabim deshtojne zgjedhjet tha Ristani.
Po fletet e votimit qe jane kthyer ne molle sherri per politiken cfare vendi do te zene ne planin e punes se KQZ-se per organizimin e zgjedhjeve te ardhshme
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve konfirmon per Top Channel se administrata po punon per te percaktuar me data kur kutite do te hapen dhe kur fletet do te digjen.
Besoj qe maksimalisht deri ne fund te shtatorit do te kete nje vendim te KQZ i cili do te miratoje planin e punes. Brenda ketij plani do te jete edhe plani i punes per Drejtorine e Logjistikes ku do te jete e precizuar me date se kur do te nise punen per pastrimin e kutive dhe qe une besoj se duhet te jete menjehere tha Ristani.
Pyetjes se nese pastrimi i kutive do te thote edhe djegie e fleteve te votimit Ristani iu pergjigj Ky eshte nje proces i tere te cilin ligji nuk e ndan. Dmth kemi nje proces te tere te hapjes se kutive seleksionimit te materialit dergimit te materialit qe duhet te dergohet ne arkive dhe djegies se fleteve te votimit. Ky eshte nje percaktim qe neni 178.6 e ka shume te qarte.
Deri ne fund te shtatorit nuk mbeten edhe shume dite por besohet se kjo deklarate do te ndeze reagimet e Partise Socialiste e cila ka deklaruar se djegia e fleteve te votimit do te djege cdo shans per kompromis. Por Arben Ristani thote se detyra e tij eshte vetem organizimi i zgjedhjeve sipas ligjit.
Une besoj se nuk kam pse te jem ne shenjester te asnje sulmi politik persa kohe veprimtaria ime eshte e bazuar ne ligj tha Ristani.