Vlore Prefekti pro protestes
Prefekti i Vlores Hasan Halili ka mbeshtetur kerkesat e banoreve te zones se Dukatit te cilet kerkojne tu njihet pronesia mbi tokat ne zonen e Karaburunit.
Dy dite me pare nje grup banoresh rrethuan me tela zonen e pretenduar ne Karaburun. Halili me prejardhje nga zona e Dukatit thote se ka diskutuar me banoret disa here kete problem. Ai thote se u ka kerkuar banoreve qe protestojne pa cenuar institucionet dhe te zgjedhurit.
Sipas prefektit Dukati eshte nje perjashtim ne lidhje me pronesine mbi kullotat. Zona e pretenduar se eshte ne pronesi e fshatit Dukat eshte 260 kilometra katrore sa nje e dhjeta e territorit te gjithe vendit.
Rrethimin me gardh te zones ne nje territor ushtarak prefekti nuk e quan te ligjshem ndersa thote se banoret e zones kerkuan vetem te sensibilizonin institucionet.