E Diel, 1 Nëntor 2026

ShalsiRuli te pergjigjet neser faktet e privatizimit korruptiv

Partia Socialiste i ka kerkuar ministrit te Bujqesise Genc Ruli te pergjigjet per pyetjet qe i jane derguar nga selia roze ose ne te kundert neser do te publikoje fakte qe deshmojne korrupsionin e privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia Sot.
Deputeti Eduard Shalsi tha se PS disponon fakte se ish-Ekspozita eshte futur ne proces privatizimi nga njerez prane kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit Genc Ruli.
Keta njerez me funksione zyrtare ose jo i kane diktuar qeverise shqiptare te gjithe praktiken e ketij privatizmi duke e detyruar te prishe arbitrarisht kontratat me subjektet qe kishin marre ligjerisht me qera mjediset e ish-Ekspozites Shqiperia Sot tha sot.
Sipas tij heshtja e ministrit te rradhes perballe transparences sone eshte deshperuese per nivelin ku ka rene qeveria e votave te vjedhura qe po vjedh perdite Shqiperine.
Megjithate dhe sot do te presim pergjigjet per pyetjet tona dhe neser ne do te fillojme ekspozimin e fakteve qe provojne se privatizimi i ish-Ekspozites Shqiperia Sot eshte nje proces i korruptuar nga njerez me funksione ose jo prane Sali Berishes dhe Genc Rulit perfundoi Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›