E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Parlamenti i ri Ndoshta te Piramida

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli deklaroi sot se mazhoranca mireepret ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet per 28 qershorit dhe eshte gati per nisjen e procedurave menjehere sapo te depozitohet kerkesa.

Duke folur ne nje konference per shtyp bashke me Kryetaren e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar Baroneshen Helene Hayman Topalli theksoi se ne 100-vjetorin e pavaresise Shqiperia meriton qe te kete nje ndertese te re te parlamentit dhe sipas disa propozimeve qe kane ardhur nga deputetet mendohet qe ky institucion te zhvendoset te Piramida.

Drejtuesja e kuvendit shtoi se asaj i duket me shume interes propozimi i deputeteve per godinen e re.

I tregova Baroneshes per zhvillimet e fundit ne Shqiperi per ekonomine situaten politike turizmin dhe i thashe asaj se kjo eshte nje stine e madhe per vendin tone pasi me ne fund shqiptareve do tu plotesohet endrra per te levizur te lire tha Topalli.

Nga ana e saj baronesha Hayman shprehu admirimin e saj per Shqiperine qe si nje vend i vogel ka arritur te shenoje progres ne procesin e integrimit dhe marredhenieve dypaleshe e me gjere.

Gjate qendrimit tim ketu pashe pergjegjesine e vendit tuaj per zhvillimin e institucuoneve.Dua te mesoj edhe per sfidat me te cilat po perballet vendi juaj tha Baronesha Hayman. Ne oren 1800 ajo do ti drejtohet kuvendit me nje fjalim ne seancen plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›