E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletet e votimit pritet vendimi i KQZ-se

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis mbledhjen ku do te vendoset per djegien ose jo te fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.

Ne fillim te diskutimeve perfaqesuesi i Partise Socialiste ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Genc Gjoncaj deklaroi se fletet e votimit nuk mund te digjen pasi keshtu do te behet i pamundur gjykimi per zgjedhjet.

Asgjesimi i fleteve do te pengonte punen e drejtesise. Prokuroria ka dy vjet dispozicion per hetimin e fleteve te votimit u shpreh Gjoncaj. Sipas tij fletet e votimit nuk duhet te asgjesohen deri ne qershorin e vititi 2011. Perfaqesuesi i PS-se kerkoi te vazhdoje debatin ne KQZ por kreu i Komisionit Zgjedhor Arben Ristani ia nderpreu fjalen. Pas kesaj Gjoncaj la ne mes mbledhjen dhe u largua.

Nderkohe perfaqesuesi i PD-se ne KQZNjazi Kosovrasti deklaroi se eshte Kolegji Zgjedhor ai qe vendos per fatin e zgjedhjeve.

KQZ duhet te qendroje jashte interpretimeve partiake per fletet e votimit. Jemi dakord me perfaqesuesin e PS-se kur thote se duhet ti drejtohemi prokurorise dhe Gjykates sepse ne kete kemi kerkuar prej kohesh tha Kosovrasti.

Sipas tij kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi i ka derguar nje leter homologut te tij ne Partine Socialiste Gramoz Ruci per fletet e votimit por ende nuk ka marre pergjigje.

Kosovrasti propozoi shtyrjen e mbledhjes se KQZ-se per fatin e fleteve te votimit disa dite ne pritje te nje pergjigjeje nga PS per zhvillimin e ngjarjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›