E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletet e votimit te 8 majit mund te prodhohen ne Shqiperi

KQZ vendosi dje te bleje vetem 3 mije kuti te reja

Infrastruktura elektorale per procesin e 8 majit shkon drejt realizimit perfundimtar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur dje te bleje vetem 3000 kuti te reja per materialet zgjedhore nga 6000 qe ishte parashikuar. Te porositura ne Kanada kutite do te plotesohen me ato qe jane gjendje ekzistuese nga zgjedhjet e meparshme per te permbushur kushtet e nevojshme ne administrimin teknik te procesit. Si arsye per reduktimin e shifres eshte bere kohezgjatja dhe kostoja. Per 6 mije cope kuti qe ne na duhen kushton me shume transporti se sa vete vlera e kutive. Duke qene se ne pergjithesi e gjithe shuma na del mbi ate qe ne kishim planifikuar qe do te na duhej si vlere menduam te shikonim dhe variante te tjera te transportit me avion dhe te ulim numrin e kutive tha Arben Ristani kreu i KQZ. Pjesa e kutive qe do te blihen do te perdoret vetem per materialet zgjedhore pasi ato per fletet e votimit jane aktualisht ne dispozicion te KQZ-se. Nderkohe nje element me rendesi apo me sakte ai qe mbetet si ceshtje fundore ne kete drejtim eshte prodhimi i fleteve te votimit. Sipas anetarit te ketij institucioni Klement Zguri ceshtja ne fjale lidhet me afatet e regjistrimit te kandidateve mbi te cilat mandej nis edhe prodhimi i fleteve. Per fletet KQZ do te organizoje tenderin perkates konform ligjeve ne fuqi por duhet thene se kjo ceshtje ne kuptim te kohes se prodhimit lidhet me ceshtjen e regjistrimit te kandidateve ne KZAZ miratimin e tyre ne KQZ qe do te thote se 37-38 dite para dates se zgjedhjeve ku procesi duhet te nise tha Zguri. Nderkohe buxheti i miratuar nga KQZ ne fillim te ketij viti parashikon 91 milione leke te reja per tenderimin ne fjale i cili pas atij te kamerave ne vitin 2009 mbetet procesi me me rendesi. Ne kete kuader KQZ ka miratuar edhe modelin e fletes se votimit per zgjedhjet e 8 majit cilesine e letres specifikat teknike dhe permasat qe parashikon hapesiren per kandidatet dhe subjektet zgjedhore. Me interes mbetet vendi i prodhimit te fleteve te votimit duke qene se ne pervojen e deritanishme ato qe prej vitit 2001 e deri me sot kane njohur stacione te ndryshme si Slloveni Itali por edhe ne Shqiperi. Nderkohe zgjedhjet lokale ne krahasim me ato te pergjithshme kane disa karakteristika qe e bejne prodhimin e fleteve disi me te nderlikuar. Keshtu per 3.2 milione zgjedhes KQZ do te vendose ne dispozicion rreth 7.6 milione flete votimi qe i pergjigjen nje arsyetimi dhe perllogaritjeje korrekte dhe ligjore secili zgjedhes pajiset me dy flete votimi - nje per kandidatet per kryetar dhe nje per keshillat. Vetem ky veprim e con numrin e detyrueshem te fleteve te votimit ne 6.4 milione. Me tej duke qene se ne Tirane per 500 mije zgjedhes do te duhet qe te vihen ne dispozicion edhe nga dy flete me shume qe perkojne pervec te parave edhe ato qe adresojne voten per minibashkite numri shkon ne 7.4 milione flete votimi. Pjesa tjeter eshte perllogaritje e rezerves qe parashikohet me ligj per cdo rast. Nje pjesetim i thjeshte con ne perfundimin se vlera e nje flete votimi per zgjedhjet e 8 majit 2011 shkon ne afersisht 1198 leke. shte per tu vene ne dukje se perfaqesuesit e opozites po qendrojne jashte pjesemarrjes ne kete proces me rendesi i cili me sa duket po ecen ne nje rruge qe udhezohet nga Kodi ne fuqi por qe ne pikepamje politike nuk jep asnje zgjidhje dhe perspektive. Keshtu bojkoti i anetareve te opozites ka sjelle KQZ para faktit se thuajse te gjitha vendimet e rendesishme per 8 majin te miratohen vetem me votat e shumices edhe pse deri me sot PS nuk ka bere asnje apelim ndaj tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›