E Diel, 1 Nëntor 2026

KKRT kerkon ndihme nga Kuvendi per te luftuar piraterine televizive

Takimi Kryetarja e institucionit Endira Bushati raporton ne Komisionin Parlamentar te Medias

Pirateria televizive vazhdon me gjithe gjobat e vena nga Keshilli Kombetar i Radio Televizionit. Pavaresisht se ne vitin 2010 KKRT ka dhene 54 sanksione me gjobe dhe 33 sanksione me paralajmerim pirateria vazhdon. Situata eshte aq e rende sa kryetarja Endira Bushati kerkoi ndihmen e Komisionit Parlamentar te Medias te ndikoje me autoritetin e tij. Gjate raportit vjetor te Keshillit Kombetar te Radio Televizionit kryetarja e institucionit Endira Bushati u ankua edhe per pamundesite teknike te institucionit per te monitoruar ne kohe reale te gjithe operatoret qe veprojne ne treg. Te ndikoje me autoritetin e vet per te gjithe operatoret dhe institucionet shteterore qe te angazhohen ne nje lufte ndaj piraterise qe eshte kthyer ne nje gangrene per tregun mediatik shqiptar dhe kercenon konkurrencen e ndjeshme ne te. Theksoj luften qe po ben KKRT ndaj rrjeteve kabllore qe transmetojne produkte te blera nga operatore ligjore si dhe vjedhjet nga platforma Tring ndaj se ciles ka ankesa. Keto ankesa kane ardhur nga disa organizma nderkombetare dhe shoqata per mbrojtjen e te drejtave te pronesise intelektuale u shpreh Bushati. Kryetarja e Keshillit Kombetar te Radio Televizionit Endira Bushati permendi ne kete rast edhe domosdoshmerine e nje ligji te ri per te forcuar kriteret ligjore ndaj atyre operatoreve ne treg qe shkelin te drejtat e transmetimit. Mendoj se nje nga kerkesat e ligjit te ri duhet te jete pikerisht forcimi i kritereve ligjore ndaj operatoreve qe shkelin te drejtat e transmetimit tha Bushati. Kryetarja e KKRT theksoi ne mbledhjen e djeshme qe pervec operatoreve te zones Tirane-Durres operatoret e tjere radio televizive monitorohen ne baze te inspektimeve te herepashershme ne terren. Nje financim i Bashkimit Europian per nje monitorim online ka mbetur peng i miratimit nga Parlamenti te ligjit te ri per radio televizionet.

Raporti vjetor

Sipas raportit vjetor te KKRT-se te prezantuar ne Komisionin Parlamentar te Medias verehet se ekzistojne disa faktore qe ndikojne ne kontrollin efektiv te KKRT-se lidhur me respektimin e te drejtave te transmetimit. Sipas draftit qe permbledh punen vjetore te ketij institucioni specifikohet se disa subjekte radiotelevizive jane jashte kontrollit efektiv te KKRT-se cka e ben garantimin e se drejtes se autorit te veshtire. Pirateria televizive ekziston ne nje mase me te konsiderueshme te subjektet radiotelevizive qe operojne ne zona te thella dhe qe jane larg mbikeqyrjes e monitorimit te KKRT-se. Nga ana tjeter kryetarja e KKRT-se theksoi se pamundesia per te verifikuar burimin e vertete te mbajtesit te se drejtes se autorit te vertetesise dhe origjinalitetit te kontratave apo te te drejtave qe realisht zoterojne shoqerite e ndryshme distributore kane ndikuar aktivitetin e KKRT-se ne kete drejtim. Ne raportin e vitit 2010 theksohet se pavaresisht veshtiresive qe ndesh gjate veprimtarise se saj KKRT ne vitin 2010 ka intensifikuar inspektimet ne terren neper te gjithe territorin e vendit per te mbikeqyrur respektimin e te drejtave te transmetimit nga ana e subjekteve televizive kabllore. Si rezultat i kontrolleve te ushtruara gjate gjithe vitit jane ndeshkuar me sanksionin e paralajmerimit dhe te gjobes nje numer i konsiderueshem televizionesh kabllore per te cilat ka rezultuar se kane shkelur te drejtat e transmetimit. Duke bere nje krahasim me nje vit me pare vihet re se jane rritur kontrollet dhe inspektimet dhe po ne kete menyre jane rritur edhe sanksionet dhe shkeljet e konstatuara te te drejtave te transmetimit. Ne vitin 2010 KKRT ka vendosur 54 sanksione me gjobe dhe 33 sanksione me paralajmerim citohet ne raportin e prezantuar dje ne Komisionin Parlamentar te Medias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›