Fletëvotimet, tema kryesore e takimit Thaçi-Daçiç më 27 gusht
BRUKSEL- Cështja e fletëvotimeve do të jetë një nga temat kryesore në takimin e ardhshëm Thaçi - Daçiç, që pritet të zhvillohet në Bruksel, më 27 gusht. Lajmin e bën të ditur nga Brukseli Rikard Dzhozviak, korrespondent i Radios Evropa e Lirë.
“Fletëvotimet do të jenë një nga temat kryesore në takimin e dy kryeministrave, të Kosovës dhe të Serbisë, të martën e ardhshme. Qëndrimi i Daçiqit i ka habitur zyrtarët e Bashkimit Evropian. Ata dëshirojnë të gjejnë zgjidhjen dhe ato që BE-ja dëshiron t’i shmangë, janë dy lloje të simboleve në fletët e votimit”, tha Dzhozviak.
“Nga ajo që kam marrë vesh unë, ekzistojnë dy variante. Njëri variant është që fletëvotimet të jenë pa kurrfarë vule, as të Kosovës e as të Serbisë. Varianti tjetër, por më pak i mundshëm, është që vula e Bashkimit Evropian të vendoset afër vulës së Kosovës. Këto janë opsionet që do të diskutohen ditën e martë”, theksoi Dzhozviak.
(m.a/BalkanWeb)