Matura, javën që vjen publikohet Libri i Transparencës
TIRANË- Pas përfundimit për plotësimin e formularit A2, proces i cili u shty deri më datë 6-7 gusht, javën që vjen pritet që Agjencia Kombëtare e Provimeve të publikojë Librin e Transparencës, me pikët për çdo degë për të gjithë maturantët.
Agjencia Kombëtare e Provimeve thekson se Libri është i rëndësishëm për transparencën e procesit të Maturës Shtetërore dhe në shërbim të të gjithë kandidatëve që dëshirojnë të studiojnë në institucionet e arsimit të lartë publik. Libri i Transparencës plotëson kuadrin e informimit të saktë dhe të drejtë, dukuri që përshkon të gjithë procesin e Maturës Shtetërore dhe të regjistrimeve në IALP.
Te Libri i Transparencës çdo kandidat gjen të gjitha elementet përbërëse të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme, notën ose pikët mesatare të tri, katër apo pesë viteve të shkollës së mesme, rezultatin e provimit të Letërsisë, Matematikës dhe dy ose tri provimeve të lëndëve me zgjedhje, preferencat e përzgjedhura prej tij në formularin A2, për programet e studimit që ofrojnë universitetet publike për vitin akademik 2012-2013.
Mbi bazën e elementeve të maturës do të jepen dhe pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë, të llogaritura në bazë të koeficienteve të përcaktuara nga MASH.
Bashkë me Librin e Transparencës do të publikohet edhe formulari i korrigjimit të pasaktësive. Pasi të konsultohen me të dhënat e tyre, pikët që u janë llogaritur për çdo degë ata do të mund të vërejnë nëse ka ndonjë parregullsi gjatë hedhjes së tyre në sistem. Nëse verifikojnë një gjë të tillë, do të plotësojnë formularin e korrigjimit të pasaktësive në shkolla. Pas publikimit të Librit të Transparencës ata do të kenë të paktën 5 ditë kohë për të bërë saktësimet me gjeneralitetet apo notat e tyre.
(m.a/ata/BalkanWeb)