E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenal gjen fitoren jashtë, kryesojnë Liverpul dhe Çelsi

Ka gabuar në javën e parë brenda në shtëpi, por jo në ndeshjen e dytë, madje duke fituar jashtë fushës, në transfertën e vështirë me Fulham. Kështu Arsenal lë pas startin e keq, duke fituar 3-1. Duket se fitorja e pastër 3-0 në Stamboll kundër Fenerbahçes për fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve ka ndikuar te të besuarit e Arsen Venger, duke marrë pikët e para edhe në kampionat. Ndërsa Liverpuli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Premier Ligën këtë sezon. Kishte vite që të kuqtë nuk e nisnin me dy fitore radhaz. Ashtu si edhe në javën e parë, Liverpuli ka fituar 1-0, por fitorja e djeshme ka pasur më shumë vlerë, pasi është arritur në fushën e Aston Vilës. Me 6 pikë, Liverpuli merr përkohësisht kryesimin e kampionatit anglez së bashku me Çelsin. Të dielën është radha e Mançester Sitit dhe e Totenhamit, që do të ndeshen përkatësisht ndaj Kardifit dhe Svanseas. Ndërsa të hënën do të ndeshet Mançester Junajtid kundër Çelsit, që mbyll janë e dytë, një supersfidë që ia vlen për t’u ndjekur. (E.Ilnica/balkanweb)

Java 2, Premier League
Fulham - Arsenal                    1-3
Everton - West Brom              0-0 
Hull City - Norwich                  1-0 
Newcastle - West Ham           0-0  
Stoke City - Crystal Palace     2-1 
Aston Villa - Liverpool              0-1

Të dielën
Cardiff - Manchester City        17:00 
Tottenham - Swansea            17:00

Të hënën
Manchester United - Chelsea   21:00

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›