E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletushkat naziste, policia shoqeron disa persona

Elbasan- Traktet naziste vene ne levizje policine dhe sherbimet speciale ne Elbasan. Gjate dites se djeshme jane shoqeruar per ne komisariat disa persona, qe nuk kane pranuar te kene lidhje me kete ngjarje. Nderkohe gjate dites se djeshme policia e Elbasanit ka ushtruar kontrolle ne disa vende te dyshimta. Objekt i kontrollit kane qene shtypshkronjat, fotokopjet dhe disa pika interneti. Pas investigimeve te para drejtues te policise ne Elbasan jane shprehur te bindur se fletushkat ne forme traktesh nuk jane gje tjeter vecse nje loje femijesh. Traktet me mbishkrimin "Partia Naziste Shqiptare", "Vetem Hitler", u gjeten dy dite me pare ne disa kryqezime dhe institucione te Elbasanit.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›