Flick i zhgënjyer nga lojtarët, Raphinha “e ngushëllon” në fund të ndeshjes

Edhe pse Barcelona mundi 3-1 ekipin e Deportivo Alavés në fund të ndeshjes trajneri Hansi Flick u ul i dekurajuar në stolin e skuadrës së tij.
Ai çast u filmua nga kamerat që ishin në impiant ndërsa për të ngushëlluar trajnerin gjerman shkoi edhe Raphina. Sulmuesi brazilian iu afrua teknikut dhe i komunikoi diçka, por gjermani me kokë bëri një gjest ku i la të kuptophej se nuk e aprovonte.
Në fund të ndeshjes trajneri gjerman u shpjegoi gazetarëve se çfarë i kishte thënë sulmuesi brazilian. “Pas vërshëllimës së arbitrit, Raphinha mu afrua për të më thënë atë që më tha edhe herën e kaluar: ‘Do të përmirësohemi. Do të jemi më mirë në takimet e radhës'”, zbuloi trajneri, i cili me sa duket edhe nga gjestiu që bëri nuk beson se lojtarët e tij do të arrijnë nivelin e kërkuar prej tij.