Flores lëvdon tifozët për triumfin

Për trajnerin e Atletico Madrididt, Quique Sanchez Flores, përkrahja e tifozëve ishte vendimtare në triumfin ndaj Interit për Superkupën e Evropës në Monaco.
"Ne jemi të kënaqur. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe tani jemi duke triumfuar. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi përfunduar një cikël në këtë mënyrë. Unë jam shumë i kënaqur dhe fitoren ua dedikoj katër fëmijëve të mi"."Unë jam krenar që lojtarët e mi dhanë gjithçka. Ata gjithashtu ndjehen krenarë.Ne kemi pasur humbje të dhimbshme në të kaluarën, kështu që le të kënaqemi me këto momente", tha Flores.