E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, sot ndizen motorrët

Ndeshja e dytë do të jetë ajo mes Romës dhe çezenës, e cila luhet në orën 20:45, në stadiumin “Olimpik” të kryeqytetit.

Java e parë e Serisë A do të vazhdojë ditën e nesërme me pjesën tjetër të takimeve, që do të luhen pasdite dhe në mbrëmje.

Ndërkohë, java e parë e kampionatit italian do të mbyllet ditën e hënë me ndeshjen e Inter-Bolonja, e cila luhet në “San Siro” në orën 20:45.

Skuadrat pretendente për fitimin e titullit mbeten ato tradicionale, Inter, Milan, Juventus, dhe Roma.

Kuqezinjtë e Milanit do e nisin javën e parë në fushën e tyre, ku do të presin modestët e Leçes. Milani këtë vit pritet që të zhvillojë një kampionat më shumë rivalizues pasi ka bërë disa ndryshime të dukshme në skuadër, duke filluar nga pankina me Masimiliano Alegrin.

Megjithatë, edhe për këtë sezon favoriti kryesor mbetet Interi kampion në fuqi, i drejtuar nga tekniku i ri, Rafa Benitez.

Një tjetër skuadër pretendente e padiskutueshme ngelet edhe Juventus. Bardhezinjtë kanë qenë skuadra më aktive në merkato duke afruar disa lojtar cilësor.

Skuadra që mbyll katërshen e parë të prentedentëve është Roma. Skuadra e drejtuar nga Ranieri si në çdo sezon pritet të ngelet skuadra që dhuron futbollin më të bukur në Itali.

Romanët kanë ruajtur grupin e sezonit të shkuar dhe me pjekurië e fituar, në këtë sezon do të kërkojnë që të jenë ata skuadra që do të triumfoj në fund.

Për këtë sezonnë Seria A do të luajnë edhe skuadrat si Breshia, çezena, Leçe që kanë ardhur nga një kategori më poshtë e kampionatit italian.

Seria A starton sot me ndeshjet:

18:00 Udineze-Xhenoa

20:45 Roma-çezena

Të dielën;

18:00 Bari- Juventus

20:45 Milan-Leçe

20:45 Kievo-Katania

20:45 Fieorentina-Napoli

20:45 Palermo-Kaljari

20:45 Parma-Breshia

20:45 Sampdioria-Lacio

Të hënën;

20:45 Bolonja-Inter

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›