E Diel, 1 Nëntor 2026

Floria ka qenë gjithnjë me mua në familjen e kosovarit

Motra e Flories, Erida, e ka të pamundur të lëvizë nga ambienti ku është shtruar e motra e saj e përdhunuar, Florie Peçi.
Gjatë bisedës ajo reagon mjaft ashpër në lidhje me ngjarjen që tronditur jetën e së motrës.

Në një prononcim për “Shekullin” ajo saktëson kohën e shtatzënisë së Flories dhe hedh poshtë në mënyrë kategorike që kjo ngjizje të ketë ndodhur në ndonjë ambient tjetër përveç se atij të spitalit.

“Në kohën që ne shkonim në shtëpinë e kosovarit, kam qenë unë me të. E para, ime motër nuk ka ndenjur kurrë pa mua aty dhe e dyta, ata ishin një familje e mrekullueshme. Është e tmerrshme për këdo që e ka nxjerrë atë informacion. Motrën time e kanë dhunuar seksualisht vetëm në klinikë.”

Hetimi

Historia që nis në një aksident automobilistik në Himarë, tashmë spostohet në Austri, pikërisht në vendin ku dyshohet edhe se është kryer përdhunimi i vajzës 22 vjeçe nga Librazhdi. Familja mësohet se e ka zbuluar që në mes të janarit këtë fakt, ndërsa pas disa orvatjesh, vëllai i vajzës ia ka arritur të mbërrijë bashkë me denoncimin në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sipas të dhënave të besueshme nga ana e organit të hetimit, çështja e Florie Peçit është regjistruar pranë prokurorisë që në fillim të shkurtit në kohën që kanë mësuar nga familjarët e saj se vajza ishte shtatzënë dhe se dyshohej se shtatzënia ishte ngjizur në kohën që vajza ka qenë në terapi intensive në klinikën austriake. Hetuesit kanë vënë në dijeni Policinë e Shtetit dhe mësohet se nga kupola e kësaj policia janë përzgjedhur ekspertët më të mirë të cilët kanë nisur punën prej disa ditësh për të bërë të…./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›