E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në LDK po ngulfatet demokracia

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu, konsideron se LDK-ja nuk është duke ecur në frymën e themeluesit të saj, Ibrahim Rugova.

Nën udhëheqjen e Isa Mustafës dhe pjesës tjetër të lidershipit të saj, kjo parti, sipas tij, rrezikon t’i shmanget demokracisë dhe të përfundojë në diktaturë. Në cilësinë e kryetarit të nderit të LDK-së, Sejdiu e pranon se raportet me Mustafën nuk janë të nivelit të dëshirueshëm.

Në intervistë për “Tribunën”, ai zotohet se nuk do ta mbyllë gojën sa herë që sheh devijime brenda partisë, e njëkohësisht nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në udhëheqje të LDK-së. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›