E Diel, 1 Nëntor 2026

Floriana Garo: Dua ta fitoj "Miss"-in per Shqiperine Ilda Lumani

Me 18 gusht, ajo do te konkurroje me fashen "Miss Albania" ne eventin me te madh te bukurise, "Miss World 2012?, qe do te zhvillohet ne Ordos te Mongolise. Aktualisht ndodhet ne shkretetiren e Kubuqit, ku realizojne edhe fotot e xhirimet per naten e madhe qe do te ndiqet nga dhjetera mijera spektatore, dhe rreth 2 miliarde teleshikues. Floriana Garo po jeton endrren e madhe te cdo vajze qe aspiron eventet e bukurise. Ekskluzivisht, ajo vjen ne kete bisede per suplementin "Summer Time" te gazetes "Koha Jone", plot ndjesi te bukura dhe perjetime qe vijne rralle ne jete. Numerimi per te ka filluar mbrapsht deri tek nata e madhe, ndersa cdo kush qe deshiron ta votoje ende, le ta beje ate ne dy adresat zyrtare: (www.facebook.com/MissWorldAlbania) dhe (http://missosology.org/main/index.php/miss-World/contestants.html.)

Floriana, tashme qe po e prekni endrren e "Miss World", si ndiheni?

Eshte vertete nje eksperience e rralle. Sic e kam thene me pare, ndjehem me shume fat qe kam rastin te perfaqesoj vendin tone ne eventin me te rendesishem te bukurise ne bote. Kam fatin te shoh vende te mrekullueshme, te jem ne kontakt me njerezit lokale ketu, te mesoj shume rreth vendeve te ndryshme te botes, duke ndare ne te njejten kohe me konkurrentet e tjera informacione rreth Shqiperise dhe kultures sone.

Cfare ju ka bere me shume pershtypje aty?

Me ka bere pershtypje mikpritja e popullit kinez. Ne trajtohemi nga ata si perendesha! Gjate gjithe kohes na fotografojne dhe filmojne, na bejne dhurata, e na mirepresin ne hotel me ceremonira, dhe na ndihmojne me gjithcka qe kemi nevoje.

A jane te bukura konkurrentet e tjera? Ka rivalitet?

Kete vit ka konkurrente shume te bukura. Ka plot vajza te gjata, me trupa te bukur, qe dine te vishen mire dhe te mbahen shume. Mendoj se ka shume rivalitet. Disa vajza jetojne per kete eveniment dhe qe ndonjehere dalin jashte natyres se tyre vetem per t'ju pershtatur konkursit. Konkurrentet jane gjithmone super te pergatitura, te veshura, te lyera, me taka shume te larta qe nga mengjesi deri ne darke.

E shihni veten pretendente? Me cfare mendoni se do t'i sfidoni?

Une e shoh veten pretendente dhe keshtu me sheh edhe publiku qe me ndjek nga interneti, por varet si me shohin juria dhe organizatoret. Ne fakt, organizatoret e "Miss World" jane vertet shume diskrete dhe nuk te lene te kuptosh qarte cfare kane ne mendje. Une mendoj se po i sfidoj me aftesite e mia te komunikimit, pjekurine, te folurit disa gjuhe, dhe me te qenit shume sociale. Per sa i perket pamjes fizike, une ndjehem e sigurt ne vetvete, por disa gjera ketu nuk varen nga une.

Me ke jeni miqesuar me shume?

Une komunikoj shume me pjesen me te madhe te vajzave ketu. Cdo dite takoj dhe flas me vajza te reja, mesoj rreth tyre dhe vendit qe ato perfaqesojne, por me shume jam miqesuar me shoqen time te dhomes, e cila eshte "Miss Italia". Flasim Italisht bashke dhe ajo eshte vetem 1 vit me e vogel se une, keshtu qe mendimet na perputhen. Po ashtu jam shume e afert me "Miss Gjermanine", e cila eshte me origjine Shqiptare dhe bashke flasim shqip. Me pelqen edhe "Miss Serbia", nje vajze shume e bukur dhe me nje personalitet shume te mire.

Keni emocione? Cila eshte frika juaj me e madhe?

Emocione kam per faktin qe po perfaqesoj Shqiperine dhe dua te le nje pershtypje shume te mire tek te gjithe. Dua qe te me mbajne mend mua dhe vendin tone. Frika ime me e madhe eshte qe une dhe vendi yne mund te mos marrim vleresimin qe meritojme per shkak te politikes qe luhet ketu.

Po siguria me e madhe qe keni?

Siguria me e madhe eshte qe jane vertet te shumte njerezit qe me mbeshtesin dhe qe vertet besojne se ne meritojme shume kete vit. Te gjithe miqte dhe fansat qe me ndjekin, me votojne, dhe me pelqejne me japin siguri dhe force per te pare gjithmone anet pozitive te kesaj eksperience.

Cfare do te veconit me shume nga gjithe kjo pjesemarrje?

Do te vecoja faktin qe jam jashtezakonisht e lumtur qe jam ambasadorja e Shqiperise ne kete eveniment e qe me 18 gusht do te shfaqem ne nje skene qe do te ndiqet nga dhjetera-mijera spektatore, dhe rreth 2 miliarde teleshikues. Do te jete dicka, per te cilen do te jem krenare per gjithe jeten.

Kush ju mungon me shume aty?

Pa dyshim partneri im, Tedi. E ndjej mungesen e tij vazhdimisht, dhe do te doja shume te kisha mundesine te ndaja me te cdo moment qe perjetoj ketu. Kjo eshte hera e pare qe ne kemi ndenjur kaq gjate larg njeri-tjetrit qe kur kemi filluar te jetojme bashke. Megjithate, ne rrime cdo dite ne kontakt me telefon dhe internet. Ai, e ema, dhe familja ime me mbeshtesin dhe me japin gjithmone force qe une te jap me te miren dhe ta shijoj maksimalisht kete eksperience.

Nese nuk e fitoni kuroren, perse do t'ju vinte me shume keq?

Nuk do te me vinte aspak keq per veten, vetem per te gjithe njerezit qe kane shpresuar tek une dhe tek vendi yne, qe me kane ndjekur, ndihmuar, dhe mbeshtetur vazhdimisht.

Si eshte e organizuar dita?

Ketu dita eshte shume intensive. Mund te them qe fleme shume pak ore gjume, dhe qe vazhdimisht jemi ne levizje. Kemi vizituar deri tani Ordosin, Shanghain, Changshu-ne, dhe tani ndodhemi ne shkretetiren e Kubuqit. Dita nis shume heret me mengjesin, aktivitete te shumta promocioni dhe bamiresie, vizita neper muze, shume foto dhe filmime, dhe perfundon me darka Gala qe zgjasin deri vone. Nje pjese te madhe te kohes e kalojme gjithashtu duke udhetuar me avion ose me autobus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›