E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina, stil dhe fashion



Politikanet shqiptare me shume se kushdo jane ato qe pasqyrojne trendet dhe moden e zonjave ne vend. Me nje vemendje te pakrahasueshme se kudo tjeter, ato e dine mire se cdo ndryshim i tyre komentohet nga audienca. Kjo i ka bere jo vetem te pergjegjshme, por edhe mjaft sqimatare ne perkujdesjen qe tregojne, sidomos vitet e fundit ndaj look-ut. Nje nder personazhet qe ka rene ne sy ne kete drejtim eshte padyshim kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila eshte bere nje model i elegances dhe stilit. E kemi vene re kete qe ne momentin kur ajo u zgjodh ne pozicionin e kryetares, ku guxoi te ndryshonte stil duke u mbeshtetur tek veshjet e realizuara nga stilistja me e famshme shqiptare Mirela Nurce, e me tej tek cdo dalje e saj mediatike qe ishte e kuruar me se miri. Vijon ne kete rruge denjesisht duke u bere model per shume njerez. Te njejten pershtypje na ka dhene se fundmi edhe ne turin qe ajo po ben per mobilizimin e femrave ne politike ne disa qytete te vendit, ku edhe pse vere ajo ka ditur te zgjedhe nje veshje sa serioze aq edhe te kendshme. Nje fustan i lehte i zi me pika, zhapone dhe floket e krehur natyral e tregojne Jozefina Topallin mjaft stil dhe fashion!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›