E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Negociatat per gazsjellesin TAP, drejt fundit

Negociatat per projektin e gazsjellesit TAP eshte drejt fundit. Marreveshja ka perparuar dhe pritet finalizimi i suksesshem i saj. Numri nje i ekonomise shqiptare, Edmond Haxhinasto konfirmoi se ky projekt eshte shume afer nisjes se tij. Deklaratat e ministrit Haxhinasto u bene ne hapje te seminarit per zhvillimin e tregut te gazit ne Shqiperi. Ne kete takim merrnin pjese perfaqesues te larte te konsorciumit TAP, perfaqesues te kompanise SOCAR, dhe perfaqesues te tjere te rendesishem te ketij projekti madhor.

Perfaqesues te projektit TAP u shprehen gjate takimit, se ky projekt do te coje ne gazifikimin e Shqiperise. "Kemi nje objektiv te perbashket dhe ky eshte implementimi me sukses i projektit TAP ne Shqiperi. Kjo do te sjelle shume perfitime per vendin, duke perfshire investimet e huaja direkte dhe krijimin e vendeve te punes. Por, perfitimi me sinjifikativ qe do te sjelle per vendin eshte ndihma jone per gazifikimin e Shqiperise", u shpreh Lutz Landwehr, Drejtor Komercial i TAP. Ambasadori i Azerbajxhanit ne Tirane, Rahman Mustafajev, tha se nevojitet mbeshtetja e te gjitha qeverive, qe do te behen perfituese nga ky projekt. "Tashme jemi ne nje pike te rendesishme te ketij procesi ndaj eshte shume e rendesishme per te gjitha qeverite dhe kompanite e perfshira per te mbeshtetur njera-tjetren dhe ne jemi ketu per te afirmuar edhe nje here angazhimet tona dhe mbeshtetjen tone per TAP, per zhvillimin e ketij projekti", vleresoi Mustafajev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›