E Diel, 1 Nëntor 2026

Floriana Garo, vajza që zbut motin me buzëqeshje

Flet përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss World 2012 në Pekin

Intervistoi: Anduela Gojka

Pas një eksperiencë të gjatë dhe të bukur në Pekin ku u përballë me vajza të bukura por dhe me kultura të ndryshme Floriana Garo tashmë ndodhet në Tiranë për të vijuar rrjedhën normale të jetës pas prezantimit që i bëri Shqipërisë në Miss World 2012. Me një bukuri tipike mesdhetare, natyrale, me një shikim shndritës dhe sy që i qeshnin gjatë gjithë kohës vajza durrsake shprehet për gazetën Tirana Observer se Miss World ka qenë kompeticioni më madhor për mua dhe do të mbetet i vetmi. Krahas këtij angazhimi Floriana jep dhe parashikimin e motit në një televizion. Për këtë eksperiencë ajo shprehet: Ma kanë thënë shpesh që unë e zbus motin me buzëqeshje dhe më vjen mirë për këtë fakt, që i bëj njerëzit të ndjehen mirë.
Sapo je kthyer nga një kompeticion bukurie, ku përfaqësove Shqipërinë mes bukurosheve nga gjithë bota. Çfarë rëndësie kishte për ty zgjedhja e një prej modeleve më të suksesshme shqiptare për të qenë në këtë kompeticion?
Zgjedhja si delegate e vendit tim në Miss World, ishte e rëndësishme për mua. Pikë së pari  sepse do jetë një mundësi e mirë për të përparuar në karrierën time në fushën e televizionit si dhe të modës, por më e rëndësishmja do theksoja unë  ishte përfaqësimi që unë i bëra vendit tim Shqipërisë, dhe kjo gjë më emocionoi shumë.
A mendon se fitimi i atij çmimi ju ka hapur shumë rrugë në botën e televizionit?
Po, patjetër, më ka ndihmuar shumë, megjithatë bukuria nuk është gjithçka. Duhet të  ketë gjëra të tjera që e plotësojnë,si psh: puna është shumë e rëndësishme, kultura dhe inteligjenca. Të gjitha këto duhet të shkojnë në proporcion të barabartë mes tyre dhe të ndërlidhen për të dhënë një rezultat të mirë, dhe për të arritur gjëra të mëdha.
Të gjitha vajzat kur janë të vogla e kanë ëndërr të bëhen misse, dhe shpesh herë organizojnë dhe miss lagja, po ju keni marrë pjesë ndonjëherë, dhe në qoftë se po, a jeni kurorëzuar me çmim?
(Qesh) unë kam marrë pjesë te miss lagja kur kam qenë e vogël, dhe nuk kam marrë asnjë çmim, përkundrazi nuk më kanë konsideruar fare të bukurdhe më vjen mirë që kam ndryshuar me kalimin e viteve. I kujtoj me nostalgji të gjitha ato kohë kur mblidheshim me vajzat e lagjes dhe organizonim evente të tilla por kjo ka ndodhur para shumë kohësh, të cilat kanë mbetur derë atje. Miss World ka qenë kompeticioni më madhor për mua dhe do të mbetet i vetmi.
Mund të ma përshkruani eksperiencën që kaluat në Miss World?
Ishte një eksperiencë e rrallë që ju ndodh shumë pak njerëzve dhe unë ndjehem me fat që kam qenë një prej tyre. Ketë eksperiencë jam përpjekur ta  shijoj në maksimum. Çdo ditë që kalova atje ka patur shumë emocion, ku herë- herë ndërthurej së bashku dhe me ndonjë mërzitje të vogël ose shqetësim, por që kalohej shumë shpejt. Kryesorja ka qenë se kam kaluar momente të mrekullueshme dhe të papërsëritshme.
Si u ndjeve përkrah vajzave që ishin përzgjedhur si  më të bukurat në botë?
Përkrah një konkurrencë të tillë ishte e nevojshme që të kishe vetëbesim dhe të ishe e qeshur, dhe mund të them se asnjëra nga këto smë mungojë, madje do ti cilësoja dhe armët e mija, pa përjashtuar bukurinë time. Përshtatja me këto vajza dhe komunikimi me to më bëri të ndjehem mirë po ashtu dhe ideja  që isha me fat që ndodhesha ndër këto vajza kaq të bukura pati njëfarë ndikimi.
A krijuat ju shoqëri me ndonjërën prej tyre? Kush të bëri më shumë përshtypje?
Po, kam krijuar shoqëri më një nga vajzat e kompeticionit, me miss Italinë, që ishte dhe shoqja ime e dhomës, një vajzë shumë e mirë dhe shumë e bukur me të cilën ishim pothuajse moshatare. Ne bashkë komunikonim në gjuhën italiane, për lehtësi të asaj po dhe timen gjithashtu. Si dhe ne bashkë ndamë shumë gjëra të tjera gjatë kompeticionit. Besoj se kam krijuar një shoqe të mirë dhe se shoqëria jonë do vazhdojë dhe në të ardhmen.
Si ndjeheni kur jepnin parashikimin e motit dhe a do ta ndërronit atë me ndonjë emision tjetër që mund tju ofrohet? A ju pëlqen kur ju thërrasin vajza e motit?
Po, më pëlqen. Më pëlqen të identifikohem me këtë nickname sepse unë e kam nisur pikërisht te moti. Ndjehem shumë mirë atje sepse është emisioni im, i pari që më ka futur në fushën e televizionit. Do ta ndërroja pse jo me diçka tjetër, e cila mund të ndodhë shumë shpejt, megjithatë do isha e kënaqur që këtë emision ta mbaja sepse më ka falur dhe më fal gjithmonë kënaqësi të jem afër teleshikuesit çdo mbrëmje për tiu treguar se si do jetë moti në ditët në vijim.
Mendoni se dhënia e një moti të vrenjtur dhe me reshje shiu pritet më  mirë nga teleshikuesit kur e jepni ju? Apo mendoni se dhënia e një buzëqeshjeje nga ana juaj e zbut atë?
Unë mundohem ta zbus me buzëqeshje , por teleshikuesit e dinë sesa rezultat jep ajo. Ma kanë thënë shpesh që unë e zbus  motin me buzëqeshje dhe më vjen mirë për këtë fakt, që i bëj njerëzit të ndjehen mirë.
Si ka ndryshuar jeta juaj që nga momenti që jeni zgjedhur miss dhe që nga daljet e tua të para në televizion dhe deri tani?
Ka ndryshuar për më mirë normalisht. Ky eveniment mua më ka dhënë shumë famë duke më bërë të njohur tani më dhe në një nivel ndërkombëtarë. Më bëhet shumë qejfi që jam vlerësuar edhe në Kinë dhe nga shtete të tjera për këto virtyte që mbart dhe shpresoj që vetëm gjëra të mira do dalin prej këtij kompeticioni
Duke qenë se jeni dhe imazhi i  Cortefiel sa ndikon kjo në karrierën tuaj? Është bërë imazhi juaj më i njohur? Ju vetë si e keni përjetuar këtë famë?
Para se të bëja reklamën e Cortefiel, menaxheria e saj më tha se unë do të bëj të famshme më këtë angazhim që do kesh. Dhe kjo rezultoi të ishte e vërtetë. Cortefiel më ka ndihmuar që fama ime të rritet shumë në Shqipëri, krahas motit patjetër. Është një projekt që e kam shumë për zemër, për të cilin do vazhdoj të jem imazh i saj së bashku me Drinin.
Kush ka qenë për ju shtysa që ti futeni kësaj bote?
Mund të them që ka qenë ëndrra ime që prej kohësh megjithatë familja ime gjithmonë më ka mbështetur, por pa ndikuar asnjëherë në vendimet që unë merrja. Ka qenë gjithçka ide e imja të cilën unë e kam ndjekur dhe  kam punuar për të.
Gjatë ëndrrave të tua e keni menduar ndonjëherë se do ishit pikërisht ju që mund të përzgjidheshit si delegate e Shqipërisë në gjithë botën?
Jo. Se kam menduar. Kjo më shumë ka qenë pjesë e ëndrrave të një vogëlusheje që ka dëshiruar gjithmonë botën e spektaklit dhe të pasarelave, por që me kalimin e kohës u zbeh. Si çdo fëmijë kisha dhe unë ëndrrat e mija për të qenë pjesë e një eventi bukurie, por që asnjëherë nuk e kisha menduar që do isha delegate e Shqipërisë përkrah vajzave më të bukura që ishin përzgjedhur nga gjithë bota. Tani që më erdhi kjo ofertë, normalisht e pranova me shumë kënaqësi.
Cila është ëndrra juaj më e madhe që do dëshironit ta realizonit pas këtij kompeticioni?
Ëndrra  ime më e madhe është që të bëhem një nga personazhet më të dashura të televizionit në Shqipëri, dhe pse jo të marrë dhe një famë ndërkombëtare.
Keni

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›