E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelentano, si e nisi karrierën si komik për tu bërë miti i Italisë

Kantautori, aktori, drejtuesi televiziv italian që ka bërë famë ndërkombëtare, është cilësuar miti i historisë muzikore. Shumë shpesh edhe autorë të ndryshëm, fal karrierës 50 vjeçare dhe sukseseve, e kanë konsideruar një shenjtor të muzikës italiane, duke mos harruar edhe faktin se quhej Elvis Presley italian. Ky artist është bërë një emblemë dhe ikonë e shoqërisë italiane të periudhës pas luftës së dytë. Është një ndër këngëtarët e pakët italianë, që ka arritur të shes rreth 100 milionë disqe në mbarë botën. Nuk duhet lënë mënjanë edhe temat që trajton në këngët e tij, ku së bashku me muzikën e mrekullueshme të magjepsin dhe të bëjnë të mendosh se këngë të tilla jo vetëm që nuk përsëriten kurrë në epokën muzikore, por edhe nuk fshihen lehtë nga pentagramet e saj. Një zë i ëmbël, një tingull melodioz, fjalët më magjepsëse që ekzistojnë në këtë botë bashkojnë epokat e ndryshme kohore dhe sjellin përmes mikrofonit të vetmin qëllim. Me pak fjalë mund të përshkruhet artist i paarrirë.

Biografia
Një ndër meritat që i akordohen, është fakti i të qenit i pari muzikant italian që arriti të kuptonte se diçka në botën e muzikës, po ndryshonte. Ishin vitet kur nga Amerika mbërrinte një tip i ri muzikor, i shfrenuar dhe me një mesazh të rëndësishëm sidomos për të rinjtë e atëhershëm: Celentano kuptoi se ajo ishte muzika e tij dhe nga viti 1955 filloi të njihte kontekstin rok duke ndjekur spektaklet e Ghigo Agosti. Me origjinë pulieze, filloi të interpretonte si komik dhe imitues në kabaretë milaneze, më pas debutoi zyrtarisht si këngëtar në pallatin e Ghiaccio në Milano në rrjedhën e Festivalit të parë të Rock And Roll. Më pas i mjaftuan vetëm tre ose katër xhiro për tu transformuar në protagonistin më të adhuruar (dhe shpesh edhe më të kritikuar) të muzikës italiane. Tepër i njohur si “rocker”, në vazhdimësi interpreton këngë, të cilat i shoqëronte me vallëzim (muzika soul, tango, vals, shimmy) dhe më pas me të njëjtin sukses i dedikohet edhe kinemasë, në fillim si regjisor (Super rapina a Milano), më pas edhe si interpretues (Serafino, 1968, të P. Germi), duke zbuluar përpara makinës së xhirimeve një dhunti komike.

Hapat e parë me Rock Boys
Adriano ka lindur në Milano, në rrugën numër 14 të Gluck. Origjina e prindërve të tij ishte pulieze, dhe u transferuan në veri për punë, në Milano. Adriano kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën, duke u transferuar me familjen në vitin 1951 në rrugën Correnti; u largua nga shkolla për tiu përkushtuar punëve të ndryshme, e fundit dhe më e adhuruara për të ishte orëndreqësi. Në të njëjtën periudhë filloi të interesohej për muzikën, në mënyrë të veçantë për rock’n'roll, si edhe shumë të rinj italian, filloi të njihte në 1955 me mbërritjen në Itali të filmit Blackboard Jungle, në kolonën zanore ndodhej një këngë e titulluar Rock around the clock, e kënduar nga një këngëtare e panjohur atë kohë në Itali, Bill Haley dhe që nga ai moment (si shumë të rinj të tjerë), Celentano dëshironte të bëhej edhe ai një këngëtar i rock’n'roll. Pas kësaj kohe formon grupin Rock Boys, i përbërë nga katër miqtë e tij, tre vëllezërit Ratti në bateri, bas dhe kitare si dhe Ico Cerruti në kitare të dytë, është një grup që pasi kishin përgatitur disa këngë të rock’n'roll amerikan (kur Celentano, nuk dinte anglishten, ndërronte fjalët) Rock Boys interpretojnë në vitin 1956 në Ancora, lokal i Milanos, duke u transferuar në vende të tjera në Milano. Ndër të tjera grupit Rock Boys iu shtua një pjesëtar i ri: Enzo Jannacci, Celentano njohu edhe balerinin Alberto Longoni, që interpretonte me emrin e artit të Torquato il Molleggiato (vitet pasuese u njoh me emrin Jack La Cayenne), dhe shpesh herë e merrte me vete gjatë interpretimeve, një ditë Longoni nuk u paraqit në spektakël, sepse ishte bllokuar nga policia, dhe Celentano vallëzoi në vend të tij, duke u bërë ai vet Molleggiato.

Festivali i parë italian i Rock and Roll
Koreografi dhe balerini Bruno Dossena kishte idenë e organizimit të një festivali italian rock and roll në Milano (e quajtën “Primo Festival”, edhe pse në realitet ai ishte i vetmi edicion), u organizua në 18 maj 1957 në pallatin e Ghiaccio në rrugën Piranesi, ku morën pjesë shumë grupe, midis së cilëve Tony Renis, Betty Curtis, Tony Dallara dhe Rocky Mountains, Clem Sacco & i Califfi, Ghigo, Arrabbiati, Giorgio Gaber, Guidone e Little Tony and his brothers; secili prej tyre kishte disa minuta kohë në dispozicion për të prezantuar tre ose katër këngë nga repertori i tyre. Ishte Dossena, ai që ftoi Celentanon të merrte pjesë më grupin e tij. Por, viti 1957 është një vit i rëndësishëm për Celentano edhe për një tjetër arsye: njihet me Miki Del Prete, që me kalimin e viteve do të bëhet një ndër bashkëpunëtorët më të vlerësuar.
Shërbimi ushtarak dhe 24.000 puthjet
Në fund të marsit 1960, Guertler vendos të publikoj 33 xhirot e para të Celentanos, duke e titulluar Adriano Celentano me Giulio Libano dhe orkestrën e tij: disku përmban disa këngë të publikuara si Il tuo bacio è come un rock si dhe Personality dhe Il mondo gira. Të njëjtës periudhë i përket edhe disku i inicizuar me këngëtaren Anita Traversi, që interpretojnë këngën Piccola dhe Ritorna lo shimmy. Viti 1960 është edhe periudha kur morri pjesë në filmin La dolce vita të Federico Fellini, që i kërkon Molleggiato të interpretojë një ndër këngët e tij në një skenë të ambientuar në një lokal romantik, Adriano, me Ribelli, këndon Ready teddy, dhe interpretimi i tij vlerësohet në mënyrë të veçantë nga regjisori. Në 30 nëntor publikohet Furore, albumi i dytë i Celentano. Pak javë pas daljes së këtij disku, Celentano duhej të nisej për shërbimin e detyruar ushtarak. Në shkurt të vitit ’61 Celentano duhej të merrte pjesë në Festivalin e Sanremo, por që ishte ushtar, kishte nevojë për një leje speciale, që atëherë duhej të firmosej nga ministri i mbrojtjes, Giulio Andreotti. Në Festival Adriano takohet me mikun e tij të vjetër Little Tony, dhe është në duet me të kur prezanton Ventiquattromila baci (këngë që ishte shkruar nga Pietro Vivarelli dhe Lucio Fulci me muzikë të Celentano); Adriano skandalizon publikun duke i kthyer kurrizin dhe ndryshon qëndrim pasi orkestra ndryshon muzikë, por kënga e tij “Ventiquattromila baci” renditet e dyta dhe shitja e disqeve fal kësaj kënge arriti në miliona kopje. Një tjetër sukses i po këtij viti, është edhe kënga, Nata per me, ku Celentano largohet nga roku për tiu bashkuar muzikës më melodike. Në të njëjtën kohë, në muajin maj ka fituar çmimin La Stella d’Oro, që duhej ta merrte së bashku me Claudio Villa, por pikërisht në këtë periudhë dënohet pesë ditë me burgim.

Njohja me bashkëshorten Claudia Mori
Emri i artit të Claudia Moroni, aktores dhe këngëtares që ka lindur në Romë në 12 shkurt të vitit 1944. Takohet me Celentanon gjatë xhirimeve të “Uno strano tipo” dhe që nga ai moment jetojnë së bashku. Në vitin 1964 martohen fshehurazi natën, në kishën e San Francesco në Grosseto. Nga kjo martesë lindin tre fëmijë: Rosita në 1965, Giacomo 1966, Rosalinda në 1968. Nga viti 1991 Claudia Mori është administratore e deleguar e shtëpisë diskografike të familjes, Clan Celentano srl.

Vitet ’80
Në 1982 publikon një libër autobiografik me bashkëpunimin e Maria Ripa të Meana: “Parajsa është një kalë i bardhë që nuk djersin kurrë”. Celentano vazhdonte të ishte i përqendruar për të qenë gjithnjë i angazhuar me kinemanë. Realizon dy albume, “I miei americani…” dhe “I miei americani 2″ ku ripropozon tekste italiane këngë ultra të famshme si Susanna, Questo vecchio pazzo mondo (Eye

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›