E Shtunë, 31 Tetor 2026

Floriana ndihet si princeshë

Floriana Garo, misi me buzëqeshjen rrëzëllitëse dhe prezantuesja e motit në një nga televizionet shqiptare do të vijë këtë të shtunë krejt ndryshe.
“Jo vetëm modë” është emisioni që do ta sjellë në një sipërmarrje të re Florianën, diçka që ajo e ka dashur vërtet shumë dhe që mezi ka pritur të ketë një format të tillë. 

Duke folur për mediat shqiptare, ajo ka folur edhe për ndjesinë e saj si princeshë:
"Gjatë gjithë kohës ndihem e tillë. Jam e dashuruar, e përmbushur dhe e kënaqur. E përgjithshmja është shumë mirë, pavarësisht detajeve të vogla që ka në jetën e tij çdo njeri."

Ajo ka përshkruar edhe ditën e të dashuruarve që e ka kaluar me njeriun e saj të zemrës: "Shumë mirë, plot surpriza dhe një darkë romantike me të dashurin tim, lule, qirinjë." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›