E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vesa, "më e dashuruara në botë"

Vesa Luma dhe Big Basta, janë prej çifteve më të përfolura të kohës së fundit, duke qenë se lidhja e tyre prej fillimit ka qenë e përcjellur me vemendje mediatike.
Ata tashmë janë të fejuar, ndërsa mbrëmjen e Shën Valentinit të tyre të parë, vendosën ta kalojnë në koncert, duke performuar së bashku në Elbasan.
 

 
Pasi filloi lidhjen  e dashurise me këngëtarin nga Shqipëria, Vesa çdo ditë e më shumë po e ndjen veten me fat, përnjeriun e saj të zemrës. Shumë herë ka rrëfyer për këtë dashuri, madje për çdo moment të bukur Vesa ka njoftuar edhe fansat e saj përmes rrjeteve sociale.
 
Së fundmi, derisa ka uruar fansat e saj për ditën e të dashuruarve, Shën Valentin, ajo ka treguar se ndihet vajza më e dashuruar në botë. “Edhe për ju do të ketë një zemër një ditë! Mjafton t’i jepni mundësi atyre që ju duan vërtetë! Gëzuar Shën Valentini nga unë – vajza më e dashuruar në botë!”, ka shkruar Vesa në profilin e saj në Facebook, ku edhe ka pranuar urimin nga Big Basta. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›