E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantësh në Kapshticë dhe Kakavijë

Në orët e mesditës vargu i makinave në radhë arriti në disa kilometra. Pala shqiptare në Kapshticë po punon me 5 sportele teksa edhe pala greke ka shtuar sportelet.

Gjatë 24 orëve të fundit nga pika kufitare e Kapshticës dhe e Kakavijës kanë kaluar rreth 11 200 persona.

Ajo që tërheq vëmendjen është se përveç fluksit në dalje nga Shqipëria, në këto dy pika ka fluks edhe në hyrje. Në shumicën dërrmuese ata janë shtetas shqiptarë që pasi kanë kaluar festat tek të afërmit e tyre në Greqi kthehen në vendin e tyre./Start/

                                                                                             2011-01-03 16:11
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›