E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, sekuestrohen 150 kg drogë, dy në pranga

Ata janë shtetasit Eduart Mukaj, 32-vjeç, lindur dhe banues në Vlorë si dhe Agim Muçaj, 51-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gorishovë Fier.

Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë një kontrolli të imtësishëm në Pikën e Kalimit Kufitar Porti Vlorë, u zbulua dhe sekuestrua një sasi prej rreth 150 kg lënde narkotike e llojit kanabis sativa në mjetin  tip “Trajler” me targa FR 0089 C, i cili drejtohej nga Eduart Muka, në pronësi të subjektit tregtar “Arbi” shpk me administrator Agim Muçaj. Lënda narkotike ishte e paketuar në qeska plastike dhe e izoluar me natriban.

Nga hetimet e deritanishme rezulton  se sasia e lëndës narkotike kishte si destinacion Italinë. Vazhdon puna  për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.

                                                                                             2011-01-04 08:34
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›