Grabitje me maska në një dyqan argjendarie

Grabitje me maska në orët e vona të mbrëmjes së sotme kanë ndodhur në qëndër të Pogradecit në një dyqan argjendarie.
Sipas të dhenave të fundit mësohet se dy të rinj kanë kërcënuar shitësen dhe më pas kanë grabitur një sasi bizhuterish të çmuara, floriri dhe argjendi.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se të dy të rinjtë janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me sasinë e mallit të vjedhur.
Policia e cila ndodhet në vendgjarje ka nisur hetimet për të zbuluar indetitetin e tyre.